ARKATANA

Specialja ndez “flakë” Kuvendin

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Përplasje e fortë në mes deputetëve të pushtetit dhe atyre të opozitës ka ndodhur të enjten në seancën plenare të legjislativit për Gjykatën Speciale dhe luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ishte opozita ajo që hapi “frontin” duke vënë në dyshim kontributin e njerëzve të pushtetit në luftën çlirimtare, duke thënë se vota pro krijimit të Gjykatës Speciale është votë kundër luftës së UÇK-së.

Deputeti i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Faton Topolli, ishte i pari që nxiti debatin në Kuvend të Kosovës, duke kërkuar sqarime nga kryeministri, Isa Mustafa, rreth alternativës për riprocedim të amendamenteve kushtetuese për Gjykatën Speciale.

“E kuptoj që Specialja ka të bëjë me qëndrimin tuaj kundër UÇK-së, por kërkoj që të na tregoni këtu në Kuvend të Kosovës se cili është opsioni i Qeverisë për atë që ju jeni deklaruar publikisht nëpër akademi përkujtimore rreth Gjykatës Speciale”, ishte kërkesa e deputetit Topalli.

FIDANISHTJA

Deputeti i “Vetëvendosjes” shkoi edhe më larg duke thënë se nuk është befasuar shumë me mbështetjen që ia ka dhënë LDK-ja krijimit të Gjykatës Speciale, pasi që, siç tha ai, kjo ka të bëjë më shumë me qëndrimin negativ që ka pasur LDK-ja ndaj UÇK-së.

E në ndërkohë këto deklarime kanë irrituar shefin e Grupit Parlamentar të LDK-së, Ismet Beqiri, i cili ka reaguar në lidhje me deklarimet e Topallit, meqenëse në sallë nuk ishte i pranishëm kryeministri Mustafa. Beqiri i kërkoi deputetit opozitar, Topalli, që të mos shpifë në lidhje me kontributin e LDK-së për UÇK-në.

“Ky zvicerani, patrioti, më së paku ka të drejtë të flasë për LDK-në. Pra, është shumë i vogël që të flasë për kontributin e LDK-së. E dinë qytetarët se çfarë kontributi ka bërë LDK-ja dhe qytetarët janë ata që ia tregojnë gjithsecilit vendin. Pra, po ia tërheq vërejtjen këtij zviceranit që të mos shpifë”, ishte reagimi i Beqirit./zeri/