Spahiu: Zjarrfikësit asnjëherë nuk e kanë ndërprerë punën, po ndihmojnë në të gjitha frontet

Gjilan – Por mos të harrojmë, se kur të gjithë jemi në kohën e kujdesit të përgjithshëm, janë në detyrë si asnjëherë më parë në 24 orë dhe 7 ditë në javë edhe Njësitë Profesionale të Zjarrfikësve dhe Shpëtimit (NjPZSh). Ky institucion që asnjëherë nuk ndërprenë punën si në ditët e zakonshme edhe në kohë krizash. Një falënderim i posaçëm shkon edhe për NjPZSh me Vullnetarët e Shoqatës së Zjarrfikësve në Gjilan, ku po ndihmon në lehtësimin e përballimit të kësaj situate me Dezinfektimin e rregullt të hapësirave të Zjarrfikëseve dhe mjeteve profesionale pas çdo intervenimi, por edhe në Dezinfektim të disa veturave të institucioneve që janë në menaxhimi të kësaj situate ka shkruar Sami Spahiu.
Postimi i plotë i Sami Spahiut
Në këto ditë jo të zakonshme që po kalojnë qytetarët e vendit dhe qytetit tonë Gjilanit nga pandemia e virusit COVID-19, pa dyshim se duhet të falënderojmë të gjithë qytetarët tanë për mënyrën e bashkëpunimit me institucionet në përgjigjen kolektive në vetë-izolimin në shtëpi dhe banesa si formë e vetme e suksesshme në parandalimin e përhapjes së këtij virusi.
Për herë të parë jemi në test si shoqëri dhe si institucione, sepse ndihma nga të tjerët dhe shtetet tjera është thuajse e pamundur, nga se ky virus në të njëjtën kohë ka përfshirë mbi 150 shtete, me çka ka bllokuar të gjitha kapacitetet e mundshme në bashkimin e forcave dhe fondeve e specialistëve me mjeteve profesionale për trajtimin e kësaj pandemie në një shtet apo vend të caktuar.
Prandaj, sjellja jonë kolektive, reagimi qytetarë me qetësi dhe kujdesi i shtuar dhe mbajtja e higjienës në pastrimin e duarve, tani për tani është mbrojtësi kolektivë i qytetarëve. Personeli mjekësor, Policia e Kosovës, ne komitetet emergjencave komunale janë ata që po ballafaqohemi në menaxhimin kësaj situate!
Por mos të harrojmë, se kur të gjithë jemi në kohën e kujdesit të përgjithshëm, janë në detyrë si asnjëherë më parë në 24 orë dhe 7 ditë në javë edhe Njësitë Profesionale të Zjarrfikësve dhe Shpëtimit (NjPZSh). Ky institucion që asnjëherë nuk ndërprenë punën si në ditët e zakonshme edhe në kohë krizash. Një falënderim i posaçëm shkon edhe për NjPZSh me Vullnetarët e Shoqatës së Zjarrfikësve në Gjilan, ku po ndihmon në lehtësimin e përballimit të kësaj situate me Dezinfektimin e rregullt të hapësirave të Zjarrfikëseve dhe mjeteve profesionale pas çdo intervenimi por edhe në Dezinfektim të disa veturave të institucioneve që janë në menaxhimi të kësaj situate.
Krejt për fund
Kujdes të shtuar, përmbaheni rregullave sipas njoftimeve të institucioneve deri atëherë kur të gjithë të jemi fitimtarë të kësaj sfide të shekullit ka shkruar Sami Spahiu drejtor për mbrojtje dhe shpëtim./rajonipress/