UBT

Sondazh i porositur për ta bindur “shefin” për caktimin e të parit nga PDK-ja

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Ky sondazh për Lidhjen Demokratike të Kosovës në Gjilan është një manipulim që bëhet nga shërbëtoret e PDK-së, militantët dhe përfituesit e madheje të këtij pushteti, për ta nxjerrë kandidatin e PDK-së për kryetar komune, sepse ne e dimë që ata ende nuk kanë guxim qytetarë për ta legjitimuar kandidatin e tyre për të parin e komunës së Gjilanit thuhet në reagimin e degës së LDK-së në Gjilan.

Ata që i kanë porositur dhe paguar dalin mirë në rezultat, për t’i bindur padronët e tyre në Prishtinë se ja unë jam më i miri dhe duhet të më rikandidoni përsëri.

“Ekspertët” të njohur për ne, që i paguan një pjesë e PDK-së dhe kryetari në detyrë Qemajl Mustafa, provojnë të krijojnë klimë që e favorizon atë të jetë kandidati i PDK-së për kryetar komune, duke ditur lidhjen e kryetarit me një pjesë të këtyre “ekspertëve”.

Lidhja Demokratike e Kosovës edhe një herë shprehë indinjatën e saj për tendencat e tilla të manipulimit të qytetarëve dhe tërheqë vëmendjen që praktika e tillë ka krijuar klimë për manipulime në zgjedhjet e fundit në Kosovë.

Mobi Casa

Ne i bëjmë thirrje gjithë qytetarëve të Gjilanit që të mos bien pre e këtyre “sondazheve” të bëra në emër të OJQ-ve, patarica dhe shërbëtor të këtij pushteti në ikje, që jo rastësisht ne i kemi klasifikuar si panikqare.

Lidhja Demokratike e Kosovës dhe kandidati ynë deputeti Lutfi Haziri, do ta vijojnë punën dhe do të rrisin edhe me tej përkrahjen dhe jemi të bindur se LDK dhe deputeti Haziri do të dalin të parët në Gjilan në zgjedhjet e vjeshtës së këtij viti.

Për ne, fituesin e zgjedhjeve do ta përcaktojë vullneti dhe vota e qytetarëve të Gjilanit dhe jo shërbëtorët e paguar apo vullnetarët e PDK-së./rajonipress/