FITORJA

Sokol Haliti vizitoi punëtorët e sektorit publik të komunës së Vitisë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Viti – Për të parë nga afër punën dhe shërbimet që po kryhen ndaj qytetarëve nga shërbyesit civil, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka vizituar sot shërbyesit civil të sektorit publik, që nga Agjencia (Qendra) e Regjistrimit Civil, ofiçarisë, gjeodezisë dhe kadastrit.

Haliti, i ka përgëzuar shërbyesit civil për punën e mirë që janë duke e bërë, me qëllim të ofrimit të shërbimeve sa më të mira për qytetarët, e në veçanti në këtë periudhe, ku komuna e Vitisë ka fluks të madh të mërgimtarëve, dhe i ka inkurajuar ata, që ta shtojnë vëllimin e punës, të ju gjinden sa më afër qytetarëve të cilët ju ofrohen sporteleve të këtyre sektorëve, për pajisje me dokumente të ndryshme.

ARKATANA

“Gjatë kësaj periudhe, bashkërisht do t`i kushtojmë kujdes të veçantë shërbimeve për qytetarët, në veçanti bashkatdhetarëve, nëpërmjet komunikimit korrekt dhe transparent lidhur me përshpejtimin e procedurave administrative dhe shtimin e kapaciteteve për kryerjen e shërbimeve administrative të qytetarëve të komunës së Vitisë, andaj ju inkurajoj që të bëni punë sa më efektive”, u shpreh Haliti.

Në anën tjetër shërbyesit civil kanë bërë me dije se e vetmja pengesë në kryerjen e punëve me efikasitet, është ndërprerja e energjisë elektrike nga kompania KEDS, të cilët me ndërprerje të shpeshta të energjisë elektrike, janë duke e penguar punën e tyre./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.