Mobi Casa

Sokol Haliti nderohet me mirënjohje për bashkëpunimin e shkëlqyer me KFOR-in amerikan

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Viti – Sot u nderova me mirënjohje për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm, nga Komandanti i Komandës Rajonale të Lindjes, koloneli amerikan Christopher Samulski, gjatë konferencës së dytë me radhë të kryetarëve të Rajonit të Lindjes, ku komuna e Vitisë ishte nikoqire e këtij takimi ka shkruar Sokol Haliti.

Po ashtu edhe unë në emër të institucioneve komunale dhe në emër të qytetarëve të Vitisë pata kënaqësinë të nderoj Kolonelin Samulski, nënkolonelin Eddie Simpson dhe LMT-në për komunën e Vitisë me mirënjohje.

Fundamenti

Gjithashtu i dëshirova mirëseardhje komandantit të ri të sektorit të lindjes Kolonelit Chriss Mabis./rajonipress/