Viti – Haliti vizitoi mjeket dhe infermieret në QKMF, si dhe priti në takim zyrtaret dhe femrat që punojnë në Institucionet komunale me rastin e 8 Marsit.
Me rastin e 8 Marsit, Ditës Ndërkombëtare të Gruas, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka vizituar Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Viti, me ç’rast ka takuar mjeket dhe infermieret që punojnë në këtë Institucion shëndetësor, për t`i uruar dhe inkurajuar ato me rastin e Ditës së Gruas.
Haliti ka vizituar edhe Entin e Punësimit si dhe në zyrën e kryetarit është organizuar një pritje për të gjitha femrat të cilat punojnë në institucionin e komunës. Me këtë rast, ai ju ka uruar atyre këtë ditë dhe ju ka ndarë disa dhurata simbolike.
Haliti gjatë këtij takimi, ka çmuar lartë kontributin e grave në të gjitha sferat e jetës.
Haliti tha se qeverisja e tij synon që Vitia të jetë një shembull i mirë në përparimin e të drejtave të grave në një shoqëri me mundësi të barabarta.
Ai gjithashtu ka folur për punën që po bënë Komuna e Vitisë, në çështjen e barazisë shoqërore, në veçanti të barazisë gjinore./rajonipress/