Sllamniku: Vendndërtimet janë kërcënues serioz të jetëve të njerëzve kalimtar të rastit

Gjilan – Arianit Sllamniku ka thënë se në Gjilan nuk vdesin vetëm punëtorët nëpër vendndërtime, por vendndërtimet janë edhe kërcënues serioz të jetëve të njerëzve kalimtar të rastit.
Në Gjilan. 50 metra larg shkollës fillore dhe gadimores “Abaz Ajeti” në anën e kundërt të rrugës ndërtohen banesa private. Mirë fort. Por vinçi i cili sillet andej e këndej, perimetrin e ka mu mbi rrugën Gjilan-Preshevë dhe rrugën e cila e lidhë qendrën e qytetit me lagjen më të madhe periferike të qytetit, atë të Qenar Qeshmes apo Arbëria. Mijëra kalimtar, qindra filloristë të shkollës, dhjetëra vetura në minutë ka shprehur shqetësimin e tij Arianit Sllamniku.
Sllamniku ka thënë se në Gjilan nuk vdesin vetëm punëtorët nëpër vendndërtime, por vendndërtimet janë edhe kërcënues serioz të jetëve të njerëzve kalimtar të rastit.
P.S. nëse ju kujtohet një vinç i njëjtë përballë ETC- së pati mbetur varur mbi rrugë dhe asokohe si aktivist politik patëm kërkuar eliminimin e tij dhe qeverisja e z. Mustafa e mirë apo e keqe, pati intervenuar menjëherë dhe brenda dy ditësh e patën çmontuar një rrezik disa tonësh peshë që rrinte varur mbi kalimtarët e rastit ka shkruar Sllamniku.
Ndërsa sot po punohet nën moton: “Vazhdojmë’ me punët e hajrit” !!!./rajonipress/