Skënderbeu në syrin e studiuesve të huaj…

Për heroin tonë kombëtar janë bërë shkrime dhe studime të shumta historike dhe shkencore nga studiues të shumtë, të cilët kanë analizuar në përpikëri figurën e Skënderbeut që nga fëmijëria e tij e deri në vdekje, duke pasqyruar bukur trimëritë e tij nëpër shumë beteja, në të cilat ka dalur fitues kundrejt forcave të Perandorisë Osmane. Por si e kanë parë, vlerësuar e studiuar figurën e Skënderbeut të huajtë?
Historiografia zvicerane ka shkruar për Skënderbeun, por, për t’i tubuar këto shkrime (të dhëna interesante, të pa ditura deri më tani nga lexuesit shqiptarë) u mor studiuesi i njohur Mr. Murat Ajvazi, me librin e tij të veçantë të kësaj natyre me titull “Skënderbeu në historiografinë zvicerane”, në të cilën ka tubuar shkrime nga historianët zviceranë për kryetrimin shqiptar dhe ballkanik, Gjergj Kastriotin Skënderbeun, shkrime e studime këto të panjohura për shumicën e lexuesve shqiptarë.
Sipas autorit të librit, autorët që u morën me figurën e Skënderbeut ishin: Jean Charles, Leonard Simonde De Sismondi dhe Ernest Much, të cilët tregojnë për Perandorinë osmane dhe për trimëritë e njëpasnjëshme të Skënderbeut nëpër beteja të shumta, nga të cilat del fitimtarë.
Këto të dhëna nga historiografia zvicerane për Skënderbeun, autori i librit i ka nxjerrë nga arkivat shtetërore zvicerane, të cilat i kanë ndihmuar në masë të madhe për vjeljen e shkrimeve dhe të fakteve të pakontestueshme historiko shkencore për Skënderbeun, të cilat autori i ka mbarështuar nëpër kapitujt përkatës në libër.
Këto literatura i kanë ndihmuar që t’i qes në pah këto shkrime të rralla dhe të vlefshme, për Skënderbeun në syrin e historianëve evropianë, në këtë rast në llupën e historianëve dhe të historiografisë zvicerane.
Përmbajtja e kësaj vepre të veçantë të autorit, përbëhet prej katër kapitujve interesant, në të cilat janë pasqyruar, ngjarje me rëndësi historike për Skënderbeun, në aspektin historik e shkencor, duke u thirr në data të sakta dhe me faksimile e dokumente interesante, që me këto e ka fuqizuar artistikisht dhe historikisht këtë vepër interesante për lexim dhe shtjellim.
Librin nis me kapitullin/ Të dhënat e para në Zvicër në shek. XVI, sipas historianit Paulos Iovius/, për të vazhduar me kapitullin e dytë me titull /Të dhëna mbi Skënderbeun në shek. XIX, Skënderbeu në veprën e historianit Simonde De Sismondi/. Në kapitullin e tretë autori i paraqet të dhënat historike për Skënderbeun të historianit, Ernst Munch, ndërsa në kapitullin e fundit paraqitet /Skënderbeu në historitë e shekullit XX/. Të gjitha këto të paraqitura brenda kopertinave të librit.
Me këto të dhëna veç e pasurojnë historiografinë tonë, falë punës dhe përkushtimit të studiuesit, mr. Murat Ajvazi.
Autori këtë vepër e ka shoqëruar edhe me literaturën përcjellëse, për ta bërë më të qëndrueshme shkencërisht dhe artistikisht. Ky libër është një nisje për vazhdim, për të studiuar studiuesit e huaj për figurën e kryeheroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu.
Bilall Maliqi, shkrimtar