Eko Higjiena

Skalitja e qëndresës dhe qëndrestarëve të luftës së Kikës

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Kamenicë – Prej vitesh bëhen përpjekje për hulumtimin e të rënëve dëshmorë dhe të plagosurve në Luftën e Kikës, më 26 korrik 1944 dhe në Luftën e Velegllavës, më 28/29 qershor 1944. Ishte formuar edhe një komision për hulumtimin dhe regjistrimin e dëshmorëve dhe të të plagosurve si dhe vendosjen e një lapidari për qëndresën dhe qëndrestarët e kësaj epopeje të lavdishme për mbrojtjen e trevës së Gollakut qysh nga viti 1912, kur u larguan xhonturqit, e, ky vend u okupua nga Serbia.

Padyshim, vend qendror në këtë lapidar, pra edhe në gjithë këtë takim përkujtimor zunë tre yjet e familjes Vokshi: Lota, Latifi dhe Shyti, që ndër të parët kishin formuar çetën e tyre të lirisë, për t’u bërë tre vigaj të njohur në Gollak, Anamoravë e Karadak, por edhe më gjerë.

Dhe, sot në majën e Kikës, në një lartësi mbidetare prej rreth 1150 m valonte flamuri kombëtar, por mungoi flamuri i shtetit të Kosovës, ashtu siç munguan presidenti dhe kryeministri i Kosovës Hashim Thaqi e Ramush Haradinaj, të cilët tashmë ishin paraparë për ta marrë fjalën e për të folur për Epopenë e lavdishhme të Luftës së Kikës.

Takimin dhe të pranishmit i përshëndeti kryetari i Komunës z.Qendron Kastrati, duke falënderuar investitorin dhe duke apeluar që të mos harrohen luftëtarët e lirisë.
Pastaj në foltore doli Emin Krasniqi, që ishte njëkohësisht edhe kryetar i komisionit për hulumtimin, regjistrimin dhe verifikimin e luftëtarëve të rënë dhe të plagosur në Luftën e Kikës dhe të Velegllavës, më 26 korrik dhe 28 e 29 qershor 1944, por edhe të dëshmorëve të luftës së fundit të UÇK-së në Komunën e Kamenicës.

UBT

Ai tha se në këtë pllakë përkujtimore nuk janë përfshirë edhe ata që janë vrarë një ditë a dy më parë, por edha ata që janë vrarë edhe disa ditë më vonë, pasi që tentime për hyrje në këto anë, nga ana e forcave partizano-çetnike ka pasur vazhdimisht. Pra, në këtë pllakë, janë përfshirë vetëm të rënët dhe të plagosurit e rëndë, ndërkaq përfshirjen e të plagosurve e arsyetoi me shpjegimin se ata në luftën e majës së Velegllavës dhe në majën Kikës, në një mënyrë a tjetër, duke qenë jatakë të atyre që vazhduan përpjekjet për çlirim dhe bashkim kombëtar, duke qenë kontributdhënës dhe në të gjitha mënyrat tjera, ose u vranë më vonë, ose kaluan jetën e tyre burgjeve të Jugosllavisë.

Sidoqoftë, ngjarja e 74 vjetëve më parë, ku dhanë jetën e tyre shumë bashkëvendës e bashkëkombës tanë, bënë që shumë të pranishëm, e bashkë me ata edhe unë, sot, të kemi ndjenja të përziera të dhembjes e të krenarisë për këta dëshmorë.

Madhështinë e këtij përkujtimi e rriti prania e përfaqësuesve të FSK-së që nën tingujt e Himnit kombëtar nderuan dëshmorët, emrat e të cilëve u skalitën në tri pllaka përkujtimore./xhevdet kallaba/rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.