Fundamenti

S’ka gatishmëri për takim

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Përfaqësuesit e Qeverisë së vendit thonë se janë duke pritur indikacionet e opozitës për gatishmërinë e mbajtjes së takimeve, në mënyrë që të gjendet një zgjidhje për çështjen e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi.

Mirëpo subjektet opozitare në vend thonë se deklaratat e pushtetarëve për të takime të përbashkëta janë joserioze, pasi Qeveria ende vazhdon ta mbrojë versionin aktual për demarkacionin edhe në kohën kur nuk i ka votat për ta ratifikuar atë marrëveshje. Kështu, sipas përfaqësuesve të opozitës, tani është koha më e përshtatshme që Qeveria të bëjë një hap tjetër në këtë çështje.

Bajram Gecaj, këshilltar i kryeministrit të vendit ka thënë për “Zërin” se ftesa e shefit të Qeverisë për takim me liderët opozitarë është publike dhe se do të caktohet data e takimit në momentin që ka indikacione për gatishmëri nga opozita.

Uji Dea

“Ftesa e kryeministrit është publike, prandaj ne presim për ndonjë indikacion publik të gatishmërisë për takim. Deri më tani nuk kemi pasur indikacione të tilla. Në momentin që do të kemi ndonjë indikacion ne do të caktojmë edhe datën e takimit”, ka deklaruar Gecaj.

Në anën tjetër, koordinatorja e qendrave në Lëvizjen “Vetëvendosje”, Teutë Rrusta, ka thënë se takimi në mes kryeministrit, Isa Mustafa dhe liderëve opozitarë ka kohë që përflitet, por se për këtë subjekt politik nuk përbën lajm me rëndësi përderisa ekzekutivi insiston që ta kthejë demarkacionin në versionin aktual. /zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.