FITORJA

Osmani heziton të dërgojë ngërçin në Kushtetuese – Presidenca pa përgjigje për veprimet e mëtejshme

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Presidentja Vjosa Osmani po vlerësohet se e ka të drejtën që ta dërgoj në Gjykatën Kushtetuese, ngërçin e krijuar me konstituimin e Kuvendit. Nga Presidenca nuk janë përgjigjur gjatë ditës, se përse deri më tani nuk e kanë ndërmarrë një veprim të tillë.

Kështu tha e para e shtetit, më 15 maj kur i pati në takim konsultativ liderët e partive politike për bllokadën e Kuvendit.

Pavarësisht që kanë kaluar më shumë se një muaj nga ky takim, Osmani nuk vazhdoi me takime shtesë për zhbllokim të situatës.

Televizioni Teve1 i ka dërguar pyetje zyrës së presidencës, për të kuptuar nëse kanë në plan një takim të ri me liderët e partive politike, por të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje.

HW

Ish gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu thotë se Osmani e ka mundësinë për të i dhënë fund kësaj bllokade.

Edhe profesori Mazllum Baraliu vlerëson se Osmani është duke bërë gabim që nuk poe ushtron këtë të drejtë.

Nga Presidenca e Kosovës pa përgjigje kanë qenë edhe në pyetjet se a do të dërgoj Osmani në Gjykatë Kushtetuese çështjen e Kuvendit të Kosovës.

Megjithatë, në disa deklarime të mëparshme për mediat, nga zyra e Presidencës kanë thënë se e kanë gati draftin për ta dërguar në Kushtetuese, vetëm se janë duke pritur se cila do të jetë përgjigja për rastin që AAK-ja e ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.