FIDANISHTJA

Situata në veri, kongresisti Torres: SHBA duhet të jetë me Kosovën

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Kongresisti amerikan, Ritchie Torres ka reaguar sot rreth zhvillimeve të fundit në veri dhe lëndimit të 25 pjesëtarëve të KFOR-it në Zveçan nga protestuesit e dhunshëm.

Torres në një postim në Twitter thotë se SHBA-të duhet të qëndrojnë me Kosovën, ndërkaq që pyet pse sekretari Antony Blinken po e dënon në mënyrë të njëanshme Kosovën, aleate të ngushtë ndërkohë që hesht për provokimet e Serbisë, aleate e Rusisë?

“25 paqeruajtës të NATO-s janë plagosur nga përfaqësuesit e qeverisë serbe.

Pse Sekretari Blinken po e dënon në mënyrë të njëanshme Kosovën, aleate të ngushtë të SHBA-së, ndërkohë që hesht për provokimet e Serbisë, aleate e ngushtë e Rusisë?

ARKATANA

SHBA duhet të qëndrojë me Kosovën”, shkruan kongresisti Torres.

Ndryshe, situata në veri të Kosovës edhe të hënën ishte e tensionuar, pas vendosjes së kryetarëve të rinj shqiptarë në objektet komunale të Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaviqit.

KFOR ka bërë të ditur se rreth 25 pjestarë nga kontingjenti shumëkombësh kanë mbetur të plagosur gjatë ndalimit të demonstruesve protestues që ndodhi në komunën e Zveçanit. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.