UBT

Sindikalistët s’duan rritje pagash nën 50 për qind, kërcënojnë me grevë

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Sindikata e Shërbimit Civil të Kosovës e ka kërcënuar ekzekutivin e vendit me hyrje në grevë, në rast se atyre nuk u rriten pagat për 50 për qind, raporton KTV. Ata i kanë dhënë 7 ditë afat Qeverisë, në të kundërtën do t’u nënshtrohen masave greviste.

Kryetari i kësaj sindikate, Mursel Zymberi, ka thënë se kryeministri Thaçi duhet ta mbajë premtimin e dhënë në fushatë për rritjen e pagave për 50 për qind të kësaj kategorie.

Mobi Casa

“Qeveria duhet ta rishikojë vendimin e djeshëm për rritje 20% të pagave për sektorin publik si dhe të bëhet nivelizimi i pagave me sektorë të tjerë, sepse kështu si jemi, ndihemi të diskriminuar”, ka thënë Zymberi.