UBT

Sinani takon modelen Albulena Gagica

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Kryetari i Komunës Begzad Sinani priti fituesen e spektaklit “Top Model of the World“ për Kosovë, modelen Albulena Gagica nga Kamenica e cila do ta përfaqësojë Kosovën ne Egjipt. Kryetari i uroi suksese në planet dhe objektivat e saj.

“Mua si Kryetar më vjen shumë mirë që një vajzë nga Komuna e jonë do të përfaqësojë Kosovën në një garë të tillë ndërkombëtare, ky sukses i juaji është një sukses edhe i familjes për përkrahjen, dhe një prezantim dinjitoz i komunës, dhe ne si komunë do t’ju mbështesim dhe do të jemi pranë jush në të gjitha aktivitetet. Shpresoj që nga Egjipti të ktheheni me një trofe të merituar” tha Kryetari Sinan.

Fundamenti

Albulena Gagica dhe Fitim Gagica prind i saj e falënderuan Sinanin për pritjen dhe mbështetjen e tij./rajonipress/