Sinani takon kryetarët e Këshillave Lokale

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Kamenicë – Takimi i sotëm i kryetarit Sinani me kryetarët e këshillave lokale pati karakter informues, ku ata u informuan me funksionimin e Kuvendit komunal, qeverinë komunale, kompletimin e Kuvendit me dy komitete të obligueshme, Komiteti për Politikë dhe Financa dhe Komitetit për Komunitete. Sinani edhe ka dëgjuar hallet dhe kërkesat e përfaqësuesve të Këshillave Lokale.

“Interesi i komunës është që bashkërisht të punojmë në këtë mandat. Ne nuk do të merremi me të kaluarën, por nga dita kur e kemi marr mandatin për të udhëhequr komunën ne jemi përkushtuar që të zgjidhim kërkesat dhe nevojat e qytetarëve tanë” tha kryetari Sinani.

Sinani ka thënë se bashkëpunimi i komunës me kryetarët e këshillave lokale do të jetë i rregullt, sepse këta janë njohësit më të mirë të nevojave në vendbanimet e tyre.

Kryetarët e këshillave lokale treguan nevojën e fuqizimit të rolit tyre, gjë që Sinani tregoi mirëkuptim.

Kërkesa e kamotshme e kryetarëve të këshillave lokale ishte heqja e shpenzimeve për takimet e mbajtura. Sinani premtoi se do të punohet për gjetjen e mundësisë së kompensimeve. “Komuna do t`i paguaj të gjitha obligimet e mbetura ndaj operatorëve ekonomik. Disa projekte për shkaqe të ndryshme ende nuk përfunduan, do të fillojnë sa më parë. Kemi identifikuar problemet, disa janë të karakterit urgjent që duhet të zgjidhen sa më parë” ka shtuar Sinani.

Sinani si problem urgjent ka përmendur problemin e mos përmbylljes së ujësjellësit: Shipashnicë e Epërme, Kopernicë, Kololleq, mos funksionimi i ujësjellësit në Koretin, etj.

Uji Dea

Sipas Sinanit Komuna e Kamenicës ka konkurruar me tre projekte në programin e Bashkimit Evropian “Kosova e Bukur”, që realizohet në bashkëpunim me Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale. Probleme tjera janë edhe çështja e qenve endacak, që po paraqesin rrezik për nxënës në disa vendbanime, si dhe çështja e deponive të egra.

Kryetarët e këshillave lokale i përsëriten kërkesat e tyre, të cilat më herët ishin dorëzuar me shkrim. Adem Hashani ( KL Muçivërc), kërkoj që gjatë realizimit të projekteve mos të injorohen kryetarët e këshillit, edhe atëherë kur kanë vërejtje në kualitetin e realizimit të projekteve, që u përkrah si shqetësim edhe nga kryetrarët tjerë.

Sinani në ketë rast kërkoi që ata për çdo vërejtje që kanë kryetarët e këshillave lokale ta njoftojnë atë.

Me diskutime u paraqiten edhe Fadil Kastrati, Selver Lenjani, Rexhep Morin, Asllan Dërmaku, Heset Berisha derisa shumica e diskutimeve të tyre kishin të bënin me probleme të infrastrukturës.

Kryetari i KL të Tyxhecit dhe Fadil Kastrati i KL Karaçevë e Epërme shtruan çështjen e bartjes së nxënësve nga disa lagje të largëta dreri në shkollat e tyre. Kjo çështje sipas kryetarit të komunës do të zgjidhet me një projekt për bartjen e nxënësve në viset rurale./rajonipress/