Mobi Casa

Sinani synon furnizimin me ujë në qytet e fshatra

/ 1 minutë lexim
KKVITI

Kamenicë – Begzad Sinani ka mbajtur një takim me Menaxherët e projekteve, Drejtor të Drejtorive, dhe zyrtarë tjerë. Në këtë takim temë e diskutimit ishte hartimi i projekteve dhe aplikimi nëpër institucione që Investojnë si Ministri, zyret e BE, Ambasada, Organizata të ndryshme etj.

Si prioritet më urgjente për Komunën e Kamenicës, Sinani ka përmendur furnizimin me ujë të pijshëm në qytet dhe fshatra, formimi i një komisioni për menaxhimin e thatësisë gjatë verës, rregullimi i kolektorëve të ujërave të zeza, mirëmbajtja e hapësirave publike dhe largimi i deponive të egra, dhe rregullimi i rrugëve lokale, etj.

Fundamenti

Kryetari Sinani kërkoi nga ta që të përgatisin listën e projekteve duke u bazuar në prioritetet e Këshillave Lokale dhe të dërgohet në Kuvend për miratim dhe të fillojmë me aplikime për mundësinë e marrjes së Investimeve./rajonipress/