ARKATANA

Sinani: Raporti i BE-së konfirmon se Serbia po i shkel të drejtat në Luginë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Raporti i Progresit i Komisionit Evropian vazhdon ta kritikojë Serbinë për shkeljen e të drejtave të njeriut në Luginën e Preshevës. Në raport përmenden pasivizimi i adresave të shqiptarëve. Mungesa e librave shqip, integrimi i shqiptarëve në institucionet shtetërore si dhe mungese lirive të medieve.

Pas këtij raporti, ka reaguar ish-kryetarja e Preshevës, dhe njëherësh këshilltarja e kryeministrit Albin Kurti, Ardita Sinani.

“Raporti i Bashkimit Evropian për Serbinë për vitin 2023 përforcon edhe më shumë konkluzionet e të gjitha raporteve paraprake të institucioneve ndërkombëtare. Se Serbia vazhdon të shënoj regres në shumë fusha e mes tjerash me theks të veçantë shkeljes së të drejtave të pakicave në përgjithësi, e pakicës shqiptare në veçanti”, thotë ajo.

Sipas Sinanit, Bashkimi Evropian dhe të gjitha qendrat e vendosjes ndërkombëtare tash e sa vite në raportet e tyre këshillojnë përmirësimin e saj në shumë fusha, e ky raport evidenton atë që ky shtet nuk ka shënuar asnjë hap përpara.

GRANDEMALL

“Shqiptarët në Serbi e veçanërisht në Luginë të Preshevës në mënyrë konsistente po përballen me diskriminim të vazhdueshëm shtetëror në të gjitha sferat e jetës”, thotë ajo.

Ish-kryetarja e Preshevës, pëmendet disa nga pikat e Raportit të BE-së për Serbinë.

Raporti evidenton nevojën e domosdoshme për trajtimin konform konventave evropiane të pakicave kombëtare, nevojën për sigurimin e teksteve në gjuhën shqipe e shumë fusha tjera.

“Sipas këtij raporti, Serbia ngulfat lirinë e shprehjes për pakicën shqiptare si dhe mungesën e integrimit të shqiptarëve në institucionet publike e shtetërore. Pasivizimi i adresave të shqiptarëve që jetojnë në Serbi është një brengë e Bashkimit Evropian që nënvizohet në këtë raport. Gjuha e urrejtjes së zyrtarëve të lartë shtetëror serb dhe retorika diskriminuese është po ashtu një element që raporti i BE i jep theks shqetësues”, shkruan Sinani./RTK/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.