Mobi Casa

Sinani premton ndihmë për “KF Kamenica”

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Kamenicë – Begzad Sinani me bashkëpunëtorët ka pritur sot përfaqësuesit e KF “Kamenica” në prag të fillimit të sezonit pranveror. Përfaqësuesit e “KF Kamenica” e njoftuan kryetarin me gjendjen e klubit, dhe me vonesat që janë shkaktuar në mungesë të mjeteve për të kryer kontrollimet mjekësore dhe kootizimet në federatë.

“Jemi në një gjendje jo të mirë dhe po rrezikojmë që të mbesim pa filluar garat në stinorin pranveror për shkak të gjendjes financiare të klubit dhe funksionimit jo të mirë të kryesisë” ka thënë trajneri Agim Dërmaku.

Mobi Casa

Përfaqësuesit e KF “Kamenica” e kanë falënderuar Kryetarin Sinani për interesimin e vazhdueshëm për klubin. “Është ndër prioritetet e komunës mbështetja për sportistët dhe klubet sportive, jemi të përkushtuar të kryejmë obligimin tonë dhe të angazhohemi që Kamenica të ketë një ekip futbolli i cili do të jetë përfaqësuesi më i mirë i komunës në nivel vendi. Po ashtu ne do të angazhohemi që të mbështesim fuqishëm edhe shkollën e futbollit dhe grupmoshat e reja. Ne do të ndërhyjmë me një mbështetje financiare emergjente për të krijuar mundësi që ju të filloni sezonin rehatshëm dhe pastaj sigurisht se mbështetja do të vazhdoj edhe më tutje” ka thënë kryetari Sinani.

Kryetari Sinani i njoftoi futbollistët edhe me planet për renovimin e stadiumit të qytetit “Agush Isufi” në Kamenicë, të cilat plane po diskutohen me ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. KF “Kamenica” bën gara në ligën e dytë të Kosovës, grupi B dhe aktualisht ndodhet në vendin e tretë./rajonipress/