RCCOLA

Sinani premton ndihmë konkrete për sektorin e shëndetësisë

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Kamenicë – Kryetari i komunës së Kamenicës, Begzad Sinani, të hënën ka vizituar drejtorinë e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, meqë rast u takua me drejtoreshën e kësaj drejtorie Ajshe Morina, ku me këtë rast biseduan për gjendjen aktuale që mbretëron në këtë drejtori si dhe kërkesat e qytetarëve.

Ajshe Morina, drejtoreshë e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, ka thënë se sigurimi i një veture do të ishte i domosdoshëm për kryerjen e punëve zyrtare nga stafi i kësaj drejtorie.

Me përfundimin e kësaj vizite, Kryetari Sinani së bashku me drejtoreshën e shëndetësisë dhe mirëqenies sociale, vizituan edhe drejtorinë e Qendrës për Punë Sociale.

Eco Higjiena

Drejtori i kësaj drejtorie Rifat Hajdari, ka thënë se kjo drejtori për çdo muaj shpenzon rreth 40 mijë euro për 619 familje, që u del në ndihmë familjeve me gjendje të rëndë ekonomike.“Si qendër sociale gjithherë kemi kërkuar nga komuna për përmirësimin e kushteve të kësaj drejtorie, kërkesa edhe për këtë drejtori është më se e domosdoshme për sigurimin e një veture për vizitat në teren të familjeve me gjendje të rëndë ekonomike“ ka thënë Hajdari.

Kryetari i komunës së Kamenicës, Begzad Sinani, pas dëgjimit të kërkesave të këtyre drejtorive, premtoj se kësaj drejtorie do t’i ndahet një veturë e cila do t’i shërbente në kryerjen e punëve në teren, pos kësaj Sinani, theksoj se zyrtarët të cilët kanë nevojë do të pajisen edhe me kompjuter./rajonipress/