Eko Higjiena

Sinani mbjell fidane

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Kamenicë – Sot për nderë të festës së ditës së tokës 22 Prillit u organizua aktiviteti për pastrimin e ambientit jetësorë në territorin e Komunës së Kamenicës.

Kryetari Sinani theksoi se organizimi i këtij aktiviteti është që të arrihet një vetëdijesim me i madh qytetar për ruajtjen e ambientit.

“Qëllimi i këtij aksioni është vetëdijesimi i qytetarëve për një ambient të pastër dhe të shëndosh si dhe vetëdijesimin për ruajtjen e ambientit” tha Sinani.

Fundamenti

Ky aktivitet u organizua nga Kuvendi Komunal, Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Inspektoratit, Drejtoria e Kulturës Rinisë dhe Sportit, Drejtoria e Arsimit, të gjitha shkollat e Komunës së Kamenicës dhe qytetar vullnetar.

Në këtë aktivitet morën pjesë; Kryetari i Komunës, Begzad Sinani, nënkryetari dhe disa drejtorë, e zyrtar të tjerë Komunal./rajonipress/