Sinani mbështet prodhuesit vendor

Kamenicë – Kryetari i Kamenicës Begzad Sinani, i shoqëruar edhe nga nënkryetari Fatmir Matoshi dhe Drejtori i Zhvillimit Ekonomik dhe Diasporës Fatmir Krasniqi dhe zyrtarë të tjerë komunal, vizituan sot ETC-në në Kamenicë në kuadër të Javës së prodhimeve vendore të organizuar nga kjo qendër tregtare.
Ata u informuan nga Fidan Poroshtica, menaxher i kësaj qendre lidhur me hapësirën që u është krijuar prodhimeve vendore në këtë Qendër Tregtare. “Jam jashtëzakonisht i kënaqur nga kjo që pash sot në këtë qendër tregtare dhe nga hapësira shumë e madhe e mbushur me prodhime vendore dhe ky është një tregues i qartë se ne po avancojmë si shtet drejt zhvillimit ekonomik me hapa të sigurt. Unë dëshiroj të ftoj edhe të gjithë prodhuesit e tjerë të Kamenicës që të sjellin produktet e veta këtu sepse stafi udhëheqës i kësaj qendre u shpreh shumë i gatshëm për të mbështetur prodhuesit vendor” tha kryetari Sinani me këtë rast./rajonipress/