KKVITI

Siguria e Ballkanit është NATO

/ 4 minuta lexim
RCCOLA

Nga Burim Ramadani – Kjo e tëra duket ende si një ëndërr. Sepse, jo vetëm luftërat e përgjakshme dhe gjenocidiale të para rreth 20 viteve, por edhe pretendimet territoriale e politike të Serbisë nuk po e lënë Ballkanin të funksionalizohet.Zgjerimi i NATO-s në Ballkan është i domosdoshëm. Edhe pak shtete që kanë mbetur jashtë Aleancës, do të duhej që brenda një gjysmë dekade të jenë aty.

Rajoni i Ballkanit Perëndimor duhet të përmbyllet si situatë tensioni. Tashmë, kur janë bërë gati 20 vjet prej përfundimit të luftërave këndej pari, tensionet politike dhe mos-rregullimi i marrëdhënieve midis shteteve duhet të zgjidhet përfundimisht.Më pas, bashkëveprimi në aspekte të sigurisë do të jetë rruga përpara. ‘Mbrojtja e mençur’ do të zbatohej më miri në Ballkanin Perëndimor, duke avancuar ndërlidhjen e objektivave të sigurisë të secilit shtet.Kjo e tëra duket ende si një ëndërr. Sepse, jo vetëm luftërat e përgjakshme dhe gjenocidiale të para rreth 20 viteve, por edhe pretendimet territoriale e politike nuk po e lënë Ballkanin të qetësohet.Sërish dhe sërish, axhendat e shekullit të kaluar po rikthehen në vëmendjen e qarqeve të caktuara politike, të cilat nuk kanë arritur asnjëherë të tejkalojnë mendësinë territoriale.Por, cila është situata reale në këtë pjesë të Evropës e Ballkanit?

Kosova, Serbia dhe Bosnja e Hercegovina paraqesin trekëndëshin e shteteve për të cilat përparimi i madh do të thotë përfundim i çfarëdo tensioni të mëtejshëm. Ndërkaq, Maqedonia mund të jetë duket bërë hapat vendimtar drejt të ardhmes së vet.Në këtë kontekst, Kosova është e vetmja që nuk ka asnjë dilemë për orientimin e vet drejt NATO-s. Popullariteti i NATO-s në Kosovë është dukshëm më i lartë se shumë vende edhe brenda kësaj Aleance.

Uji Dea

Gatishmëria institucionale nuk vihet në pikëpyetje. Prezenca e NATO-s në Kosovë po afron të futet në dekadën e tretë. Por, vendi nuk ka Forca të Armatosura, ndërsa raportet zyrtare me NATO-n duhet të avancohen. Për këtë të fundit, NATO është ajo që duhet të vendos në formë unanime, por nuk është ende në gjendje ta bëjë këtë.Serbia po luan lojën deri në fund. E deklaruar si neutrale ushtarakisht, Serbia nuk është se ka mbajtur ndonjë neutralitet në kuptimin ushtarak e politik.

Sa më shumë thellohet ndarja midis Perëndimit dhe Rusisë, aq më shumë rritet paqartësia për orientimin e vërtetë të strukturave të zgjedhura në formë demokratike në Serbi. Në anën tjetër, objektivi i saj për anëtarësim në Bashkimin Europian (BE) nuk është përcjellë me angazhim të drejtpërdrejtë të saj. E vërtetë, Serbia ka hapur gjysmën e kapitujve të negociimit me BE-në. Por, nuk ka mbyllur asnjë kapitull të vetëm.Politikat territoriale apo ndërhyrjet brenda shteteve tjera (Kosovës dhe Bosnjës e Hercegovinës) janë rikthyer në thelbin e politikës zyrtare të Serbisë. Kjo sigurisht nuk lehtëson bashkëpunimin dhe normalizimin e Ballkanit.Bosnja e Hercegovina, në anën tjetër, e ndërthurur me dispozita dhe aranzhmane që e kanë bërë jofunksional si shtet, është e paaftë për të vendosur qartë rrugën e vet drejt NATO-s.

Nën ndikimin direkt të shteteve tjera, para së gjithash të Serbisë (lexo: edhe Rusisë) dhe Turqisë (lexo: edhe Rusisë), Bosnja e Hercegovina duket larg prej mundësisë së anëtarësimit të NATO.Maqedonia, si një shembull tjetër në rajon, mund të jetë duke bërë hapat vendimtar drejt së ardhmes së vet. Cilido hap i gabueshëm strategjik i Maqedonisë, nuk do të ndihmonte fare në funksionalizimin e Ballkanit Perëndimor. Zgjidhja e çështjes së emrit të Republikës do të ishte një zhvillim krejtësisht pozitiv në rajon. Anëtarësimi i saj në NATO do të ishte hapi vendimtar për të udhëhequr valën e re të zgjerimit të NATO-s në Ballkan.