Hidromorava

Si të ruhemi nga djersitja

/ 2 minuta lexim
HW

​Në verë djersitja është shumë e shpeshtë, për disa persona kthehet në një problem të rëndë. Shumë njerëz djersiten edhe për shkak të stresit. Secili prej nesh, eliminon nga 500 deri në 800 mililitra lëngje nga trupi i tij në ditë, vetëm përmes gjëndrave të djersës. Kjo sasi dyfishohet me ardhjen e sezonit të verës. Për të shmangur këtë djersitje të tepruar, Civitas rekomandon disa mënyra të thjeshta dhe funksionale

Veshja: Duhet të jeni shumë të kujdesshëm në veshje. Ndaloni ato me natyrë sintetike dhe vishni më mirë ato prej pambuku dhe liri.

Deodoranti: Zgjidhni deodorantin e duhur. Më të mirë janë ata me më pak alkool, sepse ky i fundit mund të shkaktojë irritim të lëkurës. Përdorimi i deodorantit, mund të bllokojë kanalet nëpër të cilat krijohet djersa.

Hidromorava

Tharja: Nëse ju nuk mund të laheni çdo ditë, mjafton vetëm që ta thani mirë trupin tuaj me një leckë pambuku, për të parandaluar kështu përhapjen e baktereve fermentues, që mund të shkaktojnë erë të keqe dhe shtimin e djersitjes gjithashtu.

Ushqimet: Qëndroni larg kafes dhe alkoolit apo ushqimeve përgjithësisht djegëse dhe pijeve. Sepse ato përmbajnë substanca që rrisin prodhimin e acetilkolinës, neuro-transmetuesi përgjegjës për djersitjen.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.