Si të njohëm ty hero

Poezi nga Ruzhdi Kqiku
Hukamën ta ndjeva
me shkreptimat
e vetëtimës
dhe me krismat rrufe
E me hovin
e pandalshëm
si erë
uragani
Me vezullimin
flakadan
Mbi ballin e
trimave promete
E me zjarrminë
në kraharorin që
të gufonte
si vullkani
Shndritsh mërinë
në fytyrën plot dritë
tek rrezet e diellit
ta e pamë
E hijeshinë hynore
në bardhësinë
e hanës
n’pesmbëdhjetë
Forcën
madhështore
tek kreshnikët
e legjendave
E krenarinë
dhe symprehetësinë
në syrin
e shqiponjave
Që mbi alpet
e lashta
shqiptare
vigjilojnë
A vdekjen kurrë
s’ta pamë ty
o hero
ante
Se t`i u
përjetësove
në majat më të
larta apogje
Pra ne
kështu
të njohëm
ty hero.
Me rastin e 100-vjetorit
të rënies së AZEM GALICES
Ruzhdi Kqiku.