GRANDEMALL

Si të jeni të shëndetshëm edhe gjatë vjeshtës

/ 3 minuta lexim
HW

Në vjeshtë duhet të konsumoni sa më shumë perimet dhe frutat e stinës. Dietologët këshillojnë që të hani patate, rrush, shegë, brokoli, mollë etj.Këto produkte jo vetëm kanë vlera ushqyese por edhe ndikojnë në rënien nga pasha.

Deri tani është vërtetuar se vetëm me ngrënien e mollës, dardhës dhe brokoli mund të humbni deri në 5 kg në muaj.

Patatja

Këshillohet të konsumohet patatja e freskës. Ka vlera të larta ushqyese, sidomos për fëmijët. Këshillohet që çdo fëmije ti jepni çdo dy ditë një patate të ziera ose të gatuara me produkte të tjera. Patatja sipas studiuese këshillohet edhe për moshat e mesme dhe të moshuarit, pasi përmirëson qarkullimin e gjakut.

Molla

Mollën mund ta gjeni në treg në çdo stinë, por “molla e vjeshtës” sipas studiuesve është e duhura për të rënë në peshë. Një studim në Britaninë e Madhe ka zbuluar se në 85 receta që këshillohen për dietën, tek të gjitha gjendet molla. Molla jo vetëm ndikon për rënien nga pesha por ka edhe oksidantë të cilët ngadalësojnë plakjen e lëkurës. Gjithashtu ka kalori të larta, ku për çdo 100 gramë janë nga 55-60 kalori. Molla ndikon dhe në shërimin e disa sëmundjeve, kryesisht të lëkurës. Molla në vjeshtë këshillohet të konsumohet çdo ditë.

Rrushi

Pavarësisht se është një frut i ëmbël, lëngu i tij përdoret gjerësisht për dietë. Rrushi duhet të konsumohet edhe si një frut i stinës, pasi ndihmon të moshuarit për qarkullimin normal të gjakut si dhe ul rrahjet e shpeshta të zemrës. Gjithashtu, rrushi pastron organizmin duke ndihmuar organe si stomaku apo mëlçia të jenë të mos preken nga bakteret.

Dardha

Uji Dea

Ka kalori të larta për çdo 100 gramë që konsumoni, por gjithashtu ndihmon për të rënë nga pesha. Sipas studiuesve lëkura e dardhës ndihmon procesin e tretjes së dhjamit. Në këtë mënyrë mund të hani dardhë sa herë që mendoni se duhet të mbani dietë.

Shega

Ka përmbajtje të lartë të kripërave minerale, magnezit dhe antioksidantëve. Të gjitha këto ndihmojnë për të rënë nga pesha. Gjithashtu, shega përmban edhe vitaminën C, një vitamin e domosdoshme për trupin tonë.

Perime

Në fund, por jo më pak të rëndësishmet, janë perimet. Listën e kryeson Brokoli. Përmban hekur i cili forcon kockat si dhe antioksidantë që ndihmojnë për tretjen. Kjo është periudha kur brokoli gjendet në të gjitha tregjet, pasi është sezoni kur prodhohet më shumë. Gjithashtu duhet të konsumoni edhe lakra dhe sallatë jeshile.

Efektet e frutave

Sipas studiuesve lëkura e dardhës ndihmon procesin e tretjes së dhjamit. Në këtë mënyrë mund të hani dardhë sa herë që mendoni se duhet të mbani dietë

Perimet

Listën e kryeson Brokoli. Përmban hekur i cili forcon kockat si dhe antioksidantë që ndihmojnë për tretjen. Kjo është periudha kur brokoli gjendet në të gjitha tregjet./Shqiptarja

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.