Eko Higjiena

Si ndodhën vrasjet e Asllan Thaçit dhe Ramadan Kastratit, rrëfime trishtuese të familjarëve

/ 4 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kamenicë – Një rrëfim tepër prekës dhe emocionues lidhet me vrasjen e organizuar nga policia serbe e Asllan Hazir Thaçit më 11 maj 1999. Babai i Asllanit, Hazir Thaçi pas kaq vitesh i kujton momentet më të rënda të jetës së tij. Edhe vrasja e Ramadan Shaban Kastratit i lindur më 18.04.1958 ka një histori interesante. Ramadan Kastrati sipas familjarëve është vrarë më 18 prill 1999 në dalje të Kamenicës tek rruga e Strezovcit. Fatmire Kastrati bashkëshortja e Ramadanit thotë se burri i saj është zënë nga policia në fshatin Rahovicë dhe është vrarë në Kamenicë.

Hazir Thaçi është dëshmitar i gjallë kur djalin e tij Asllanin më 11 maj 1999 në shtëpinë e tij e kanë marrë policia e Kamenicës, e udhëhequr nga Dragan Salkovic, Momqillo Trajkoviq, dhe Serba Kerstiq.

Haziri ka thënë më herët se më 11 maj 1999 erdhën policia në shtëpi dhe e kërkuan Asllanin të cilin edhe rrahën në prezencën time. “Unë reagova dhe më goditën me pushkë edhe mua. Pasi e morën Asllanin e dërguan në drejtim të panjohur dhe kam kërkuar me ditë dhe net të tëra djalin, por ishin të kota” kujton ai.

“Kam shkuar edhe tek Momqillo Trajkoviqi, por a`i gjithmonë arsyetohej se ushtria e kishte vrarë. Dragan Arizanoviq i cili ishte komandant i njësive speciale serbe kishte deklaruar se djali im ndodhet i vrarë tek “Ura e Mramorit” afër Liqenit të Badovcit”.

“Pas luftës angazhova edhe zhytësit dhe shkuam tek Liqeni i Badovcit i cili tashmë ishte plotë ujë. Në hyrje të liqenit e vërejta këpucën e djalit. Kërkuam me orë të tëra, por më vonë kuptova se KFOR-i e kishte nxjerrë kufomën nga Liqeni dhe e kishin varrosur në Prishtinë. E kemi bërë identifikimin e kufomës dhe pas një kohe të gjatë ankthi eshtrat e djalit i solla në shtëpi. Kjo për mua është vetëm njëra anë e medaljes dhe e sakrificës për djalin tim të vrarë e të zhdukur për një kohë nga policia e Kamenicës. Tashti betejën do ta vazhdojë me ata që janë përgjegjësit kryesor të vrasjes së djalit tim” ka shtuar Hazir Thaçi.

Edhe vrasja e Ramadan Shaban Kastratit i lindur më 18.04.1958 ka një histori interesante. Ramadan Kastrati sipas familjarëve është vrarë më 18 prill 1999 në dalje të Kamenicës tek rruga e Strezovcit.

ARKATANA

Fatmire Kastrati bashkëshortja e Ramadanit thotë se burri i saj është zënë nga policia në fshatin Rahovicë dhe është vrarë në Kamenicë.

Policia serbe e ka ekzekutuar me urdhër të Momqillo Trajkoviqit atë kohë kryeshef i sigurimit shtetëror në Kamenicë. Basri Kastrati ka qenë dëshmitar kur e ka parë Ramadanin të zënë peng nga policia. Kufoma e Ramadan Kastratit sipas familjarëve është gjetur më 27 shtator 1999 tek stacioni i autobusëve në Kamenicë.

Plaku Hazir Thaçi ka hequr të zitë e ullirit derisa e ka gjetur kufomën e djalit Asllanit. Thotë se pasi e ka gjetur kufomën pas luftës ka arritur të fitojë vetëm betejën e parë. Tashti betejën do ta vazhdojë me ata që janë përgjegjësit kryesor të vrasjes së djalit tim, e ata janë ish shefat e policisë dhe ushtrisë në Kamenicë rrëfen për rajonipress ai.

Kanë kaluar shumë vite që kur djali i tij Asllani u mor dhunshëm nga policia në maj të vitit 1999. Hazir Thaçi nga Kamenica nuk e harron kurrë këtë detaj kur para syve ia marrin Asllanin, për ta dërguar pastaj policia serbe e për ta vrarë në Liqenin e Badovcit.

Thaçi thotë se tani EULEX-i duhet të merret më shumë me hallet tona dhe me faktet tona që janë të shumta. “EULEX-i po shkel mbi drejtësinë sepse aty ku ka fakte të gjalla po hesht kurse po merret me gjëra që nuk kanë vlerë” mendon ai.(ripostim marrë nga libri “Vrasje dhe dëshmi”)./ripostim – rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.