Fundamenti

Si mund të kualifikohet Shqipëria në Euro 2024? Matematikat i zbulon UEFA!

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Kombëtarja shqiptare është më afër se kurrë më parë që ta sigurojë kualifikimin e dytë në një Kampionat Evropian në histori të saj.

Kuqezinjtë prijnë në Grupin E në kualifikimet e Euro 2024 me 13 pikë, duke i regjistruar 4 fitore, 1 barazim e 1 humbje, shkruan “Gazeta Express”.

Por, si mund të shkojnë “Shqiponjat” në Evropian, kur kanë mbetur edhe dy xhiro deri në fund të kampanjës kualifikuese!?

UEFA i ka zbuluar matematikat që mund t’i çojnë Kombëtaret në turneun prestigjioz të futbollit që do të mbahet vitin tjetër në Gjermani.

Kur jemi të Shqipëria, gjithçka mund të vendoset këtë të premte.

Uji Dea

“Shqipëria do të kualifikohet nëse e shmang humbjen nga Moldavia, ose nëse Polonia e mposht Republikën Çeke”, shkruan shtëpia e futbollit evropian.

Pra, Kuqezinjtë mund ta prejnë biletën për në Euro 2024 me një barazim ose fitore kundër Moldavisë, por në rastin më të keq, edhe më një humbje eventuale, por me kusht që polakët t’i mposhtin çekët.

Edhe nëse kjo nuk ndodhë të premten, Shqipëria mund ta sigurojë kualifikimin të hënën tjetër me një rezultat pozitiv ndaj Ishujve Faro në shtëpi.

Shqipëria, e drejtuar nga trajneri Sylvinho deri tash e pati një kampanjë fantastike të kualifikimeve për Euro 2024. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.