Si e tradhtoi Vetëvendosje AAK’në për lëndën e Presidentit?
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kishte kontraktuar ekspertë juridikë me nam për të përgatitur lendën për Gjykatën Kushtetuese kundër zgjedhjes së Hashim Thaçit President. Kjo lëndë, për mënyrën se si ishte hartuar, dukej se do ta përmbyste zgjedhjen e Thaçit në këtë post, por – siç mëson Gazeta Express – Lëvizja Vetëvendosje e kishte tradhtuar partnerin opozitar.
Kjo lëndë, për mënyrën se si ishte hartuar, dukej se do ta përmbyste zgjedhjen e Thaçit në këtë post, por – siç mëson Gazeta Express – Lëvizja Vetëvendosje e kishte tradhtuar partnerin opozitar.
Një zyrtar i afërt me partitë opozitare, thotë se Vetëvendosje kishte përgatitur paralelisht me AAK’në një lëndë tjetër.
“Ata pa paralajmërim kishin përgatitur një dokument tjetër, i cili më tepër ishte dokument politik se sa profesional”, tha burimi i Gazetës Express.
Deri në këtë moment askush nuk i di arsyet e mospranimit të dokumentit të AAK’së, edhe pse ishte shumë e qartë se dokumenti i përgatitur nga VV ishte i mangët dhe jo profesional.
Gazeta Express e ka siguruar kërkesën e hartuar nga ekspertët e kontraktuar të AAK’së dhe sjell atë të plotë.
AAK
KËRKESË e OPOZITËS SË BASHKUAR TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS
(“VV”, “AAK” dhe NISMA)
I. Parashtruesit e Kërkesës:
1. Kjo kërkesë është parashtruar nga Deputetët e Opozitës së Bashkuar, si në titull të saj, konform nenit 113 paragrafët: 1, 5 dhe 6 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës [më tej shkurt: Kushtetuta], në cilësinë e tyre si përfaqësues të popullit pa asnjë mandat detyrues, konform nenit 70 [Mandati i Deputetëve] të Kushtetutës.
2. Deputetët e Opozitës së Bashkuar, të cilët kanë nënshkruar këtë kërkesë, përfaqësohen në Gjykatën Kushtetuese nga deputetja/ti /deputetët : Bali Muharremaj, Aida Derguti dhe Enver Hoti.
II. Objekti i Çështjes dhe Baza Kushtetuese:
3. Kjo kërkesë ka për objekt vlerësimin e kushtetutshmërisë të Vendimit Nr. 05-V-233 të datës 26.02.2016 mbi Zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Kosovës nga Kuvendi i Republikës [më tej shkurt: Kuvendi] në Seancën e Jashtëzakonshme të datës 26 shkurt 2016 si dhe konstatimin nga ana e Gjykatës Kushtetuese nëse Presidenti i zgjedhur me ketë datë vazhdon ta shkelë Kushtetutën në kuptim të nenit 88 paragrafi 1 dhe 2 [Presidenti i Republikës: Papajtueshmëria] lidhur me nenin 83 [Statusi i Presidentit] të Kushtetutës.
4. Baza kushtetuese për paraqitjen e kësaj Kërkese e përbën neni 113, paragrafët 5 dhe 6 [Juridikisioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës.
III. Pranueshmëria:
5. Nenet 113 paragrafët 1, 5 dhe 6 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës normojnë si juridiksionin e Gjykatës Kushtetuese ashtu dhe bazat tjera kushtetuese të paraqitjes së kërkesave që pohojnë cenimet e Kushtetutës si në aspektin procedural ashtu edhe në aspketin material (substancial).
6. Paragrafi 1 [Juridikisioni dhe Palët e Autorizuara] i nenit 113 të Kushtetutës thotë:
7. Paragrafi 5 [Juridikisioni dhe Palët e Autorizuara] i nenit 113 të Kushtetutës thotë:
8. Paragrafi 6 [Juridikisioni dhe Palët e Autorizuara] i nenit 113 të Kushtetutës thotë:
9. Me Kuvend në kuptim të paragrafeve 5 dhe 6 të nenit 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës nënkuptohen numri prej dhjetë (10) respektivisht 30 (tridhjetë) deputëtetëve të Kuvendit.
10. Numëri prej dhjetë (10) përkatësisht 30 (tridhjetë) deputetëve të Kuvendit të Kosovës përbën kushtin e parë për knaqjen e paragrafit 1 të nenit 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës.
11. Kjo nënkupton se deputetët që kanë nënshkruar këtë Kërkesë paraqesin palën e autorizuar për ngritjen e saj, kurse precizimi i Kërkesës vijon në seksionin pasues si më poshtë.
12. Prandaj, kjo kërkesë është e LEJUESHME dhe ngrit cështje kushtetuese të cilat duhet të jenë objekt i një AKTGJYKIMI MERITOR TË VEÇANTË.
13. Kjo don të thot se Gjykata nuk mund ta hudh poshtë si qartazi të pabazuar sepse cështjet kushtteuese të ngritura në këtë Kërkesë në asnjë rast nuk janë rezultat i veprimeve të nënshkruesve të kësaj Kërkese, të cilët më asnjë veprim nuk kan kontribuar në gjendjen jokushtetuese të përhskruar në paragrafet në vijim.
14. Në të njejtën kohë, parashtruesit e Kërkesës e bëjnë me dije se vet Gjykata Kushtetuese disa herë me vendimet e veta ka theksuar mosekzistencën e të Kushtetutës së Kosovës, duke i bazuar interpretimet e saj ekzkluzivisht në tekstin e Kushtetutës në fuqi si dhe në praktikën ekzsituese komparative në lëminë e kontrollit abstrakt të normës kushtetuese.
15. Për pasojë, Gjykata Kushtetuese edhe me rastin e vendosjes së kësaj Kërkese duhet të mbështetet në precedentet e saj të mëhershme të cilat janë nxjerrë në cështjen e zgjedhjes së Shefit të Shtetit më 2011, të cilat nxirren si argumente kyce nga parashtruesit e kësaj Kërkese.
16. Cdo ndryshim apo shmangje nga precedenti i mëparshëm duhet të arsyetohet mbi bazën e normave të njejta kushtetuese lidhur me zgjedhjen e Shefit të Shtetit, të cilat kanë qenë të njejta edhe atëherë kur cështja e tillë ka qenë objekt vendosje në Gjykatën Kushtetuese gjatë vitit 2011.
IV. Aspektet Materiale dhe Procedurale të Kerkesës:
17. Më datën 26 shkurt 2016, me Vendimin Nr. 05-V-233 Kuvendi ka zgjedhur për President të Republikës së Kosovës zt. Hashim Thaci.
18. Nënshkruesit e kësaj kërkesë kontestojnë aspektet materiale nga nenet 87 [Mandati dhe Betimi] dhe 88 [Papajtueshmëria] të Kushtetutës, si dhe ato procedurale nga neni 86 [Zgjedhja e Presidentit] të Kushtetutës, të cilat janë cenuar me rastin e zgjedhjes së SHT zt. Hashim Thaci për President të Republikës më datën 26 shkurt 2016.
A. Aspektet Materiale
19. Neni 87 [Mandati dhe Betimi] i Kushtetutës:
20. Neni 88 [Papajtueshmëria] i Kushtetutës:
21. Këto dispozita të këtyre dy neneve përdorin fjalët “zgjedhje”, “mandat” dhe “betim”.
22. Në aspektin material vet titulli i nenit 86 të Kushtetutës cilësohet si “Zgjedhja e Presidentit”, në të cilin nen përcaktohet pa asnjë ekuivoke se:
23. Nga këto dispozita të këtyre tri neneve kryesore të Kushtetutës, të cilat janë shkelur me rastin e zgjedhjes së SHT zt. Hashim Thaci për President më datën 26 shkurt 2016, hapur shihet se në pikëpamje kushtetuese kushtetutbërësi bën një dallim në mes të tri kuptimeve të cilat si një tërësi e vetme e ndërtojnë substancën e Institucionit të Presidentit në një demokraci kushtetuese parlamentare (pra jo në demokracitë kushtetuese me sistem presidencial).
24. Kuptimi i parë është fjala “zgjedhje”; i dyti, kuptimi “betim”; dhe, së fundi, kuptimi “mandat”.
25. Me zgjedhje nënkuptohet një proces votimi që nuk është as nominim e as dekretim. Kjo do të thot se “zgjedhja” përjashton çdo votim kolektiv.
26. Me “betim” nënkuptohet një zotim i një personi me të cilin ajo/ai shpreh lojalitet ndaj një personi, fenomeni, dokumenti, ideje, apo çdo gjeje tjetër të botës fizike apo metafizike.
27. Më “mandat’ nënkutpohet ushtrim i kompetencave të cilat njihen ligjërisht dhe në mënyrë publike e transparente në dobi të një autoriteti publik.
28. Gjykata Kushtetuese deri më sot ka pasur rast të prononcohet vetëm sa i përket kuptimit “zgjedhje”, pra jo edhe sa i përket dy kuptimeve tjera.
29. Përjashtim bën Aktgjykimi i datës 7 tetor 2010 në Rastin KO Nr. Kërkesa e Presidentit të Republikes së Kosovçs, Shkelqësise se tij Dr. Fatmir Sejdiu, për sqarim të kompetencave në rastin e kryetarit të Rahovecit, z. Qazim Qeska (më tej shkurt: Aktgjykimi Qeska).
30. Në Aktgjykimin Qeska, Gjykata pat theksuar se dorëheqja si një institut i veçantë në të drejtën kushtetuese kosovare nuk mund të revokohet sepse cenon të drejtat kushtetuese të qytetarëve, siç është e drejta kushtetuese për zgjedhje të lira dhe të barabarta nga neni 45 [Të Drejtat Zgjedhore dhe të Pjesmarrjes] të Kushtetutës
31. Kur Gjykata konstatoi se dorëheqja e bërë publike nuk mund të revokohet sepse përbën cenim të detyrave dhe autorizimeve për ushtrimin me nder të funksionit publik, ajo në të njejtën kohë ka sanksionuar si kategori kushtetuese institutiin e dorëheqjes së çdo bartësi të një funksioni publik sepse çdo abuzim me dorëheqjen, qoftë kur jepet dhe revokohet ose kur nuk jepet sipas urdhërit të normës kushtetuese, paraqet cenim të të drejtave kushtetuese të tjerëve.
32. Në këtë kërkesë ne në hollësi argumentojmë se mosdorëheqja e menjëhershme publike e Presidentit të zgjedhur më datën 26 shkurt 20016, SHT zt. Hashim Thaci, paraqet cenim të tërësishëm të dispozitave të Kushtetutës së Republikës së Kosovës që flasin mbi unitetin e popullit të saj.
33. Dorëheqja duhet të pasoj në momentin e parë pas zgjedhjes si President i Republikës dhe përfshinë si postet publike, siç janë pozita e Zëvendës Kryeministrit dhe Ministrit të Jashtëm, të cilat i ushtron aktualisht Presidenti i Kosovës, SHT zt. Hashim Thaci, ashtu edhe funksionet në një parti politike.
34. Këtë e thekson shumë qartë neni 88 paragrafet 1 dhe 2 [Papajtueshmëria] i Kushtetutës, i cili thot:
35. Rasti i prononcimit të Gjykatës për kuptimin “zgjedhje” konform nenit 86 [Zgjedhja e Presidentit], lidhur me nenet 87 [Mandati dhe Betimi] dhe 88 [Papajtueshmëria] të Kushtetutës ka ndodhur në rastin e ish Presidentit të Republikës së Kosovës, SHT Dr. Fatmir Sejdiu, me Aktgjykimin KO 47/10 të datës 28 shtator 2010 ” (më tej shkurt: Aktgjykimi Sejdiu).
36. Me Aktgjykimin Sejdiu Gjykata pat gjetur se ka pasur shkelje të vazhdueshme të Kushtetutës së ish Presidentit SHT Dr. Fatmir Sejdiu.
37. Këtë e ka konstatuar në pjesën operative të Aktgjykimit si vijon:
38. Pjesa opeartive e Aktgjykimit Sejdiu është konfirmuar gjërësisht në pjesën e tij arsyetuese, paragrafet 63-70 [ Analiza e Pozicionit të Presidentit].
39. Pjesa operative e Aktgjykimit Sejdiu nuk ka asnjë kundëthënie me pjesën arsyetuese, çka vërtetohet edhe me faktin se asnjëherë deri më sot, askush dhe në asnjë rast, nuk ka kontestuar dispozitat e pjesës operative të tij në kuptimin që ato eventualisht mund të bijnë në kundërshtim me pjesën operative.
40. Konform nenit 116.1 [Efekti Juridik i Vendimeve] të Kushtetutës, “Vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë të detyrueshme për gjyqësorin dhe të gjithë personat dhe institucionet e Republikës së Kosovës.
41. Si të tilla, vendimet e Gjykatës kanë fuqinë e normës kushtetuese dhe janë të barabarta me te dhe mund të ndryshohen vetëm me amendament kushtetues.
42. Pjesët arsyetuese të Aktgjykimit Sejdiu, të cilat vërtetojnë pjesën e tij operative gjenden, , në paragrafet 63-70:
43. Paragrafet 63-70 të Aktgjykimit Sejdiu në mënyrë të përshtatshme, , vlejnë edhe për këtë kërkesë.
44. Për më tepër, siç argumentohet më poshtë, cenimi i nenit 88 [Papajtueshmëria] të Kushtetutës është edhe më total dhe, për rrjedhojë, më i rënd.
45. Sikundër shihet, në asnjërin prej këtyre paragrafëve të arsyetimit të Aktgjykimit Sejdiu, por as në pjesën operative të tij, Gjykata nuk ka përdorur fjalët “betim” apo “mandat”.
46. Në asnjë vend të vetin Aktgjykimi nuk përdorë fjalë tjera përveç fjalës “zgjedhje”. Këtë fjalë e përdorë edhe Kushtetuta në nenin 86-88.
47. Neni 86 i Kushtetutës nuk flet për betimin apo mandatin e Presidentit, por vetëm për zgjedhjen e saj/tij.
48. Vet titulli i nenit 86 të Kushtetutës është: “Zgjedhja e Presdientit”.
49. Dhënia e betimit përbën kusht thelbësor për ushtrimin e detyrës, por kjo në asnjë mënyrë nuk amniston asnjëherë Presidentin e Republikës për shkelje të Kushtetutës.
50. Në rastin e Aktgjykimit Sejdiu, qartë është thënë se secili moment kohor nga zgjedhja për President përbën shkelje të rënd të Kushtetutës nga neni 88.2 [Papajtueshmëria] nëse ajo/ai mban në të njejtën ushtron një funksion tjetër në një parti politike.
51. Më këtë rast Gjykata nuk ka thënë anasjelltas, pra se ndalimi i ushtrimit të një funksioni tjetër në një parti politike fillon të aktivizohet nga momenti i dhënies së betimit kur edhe fillon ushtrimi efektiv i detyrës së Presidentit.
52. Kjo dispozitë e nenit 88.2 të Kushtetutës aktivizohet me momentin e zgjedhjes për President të kandidatit dhe ka për qëllim mbrojtjen e funksionit parësor të Presidentit, që është përfaqësimi i unitetit të popullit të Republikës së Kosovës nga neni 83 [Statusi i Presidentit] i Kushtetutës.
53. Presidenti nuk përfaqëson fragmente të caktuara të popullit, por unitetin e tij të tërësishëm, siç ka konstatuar Gjykata me Aktgjykimin Sejdiu.
54. Fakti që Presidenti i zgjedhur me Vendimin Nr 05-V-233 të datës 26.02.2016 nuk ka dhënë dorëhqje, pa asnjë dyshim se përbën shkelje serioze të Kushtetutës në kuptim të nenit 88.2 [Papajtueshmëria] të Kushtetutës, i cili përcakton se “pas zgjedhjes, Presidenti nuk mund të ushtrojë asnjë funksion në parti politike”.
55. Shkelja në rastin që ankimohet me këtë kërkesë është më totale se në rastin e ish Presidentit të Kosovës, SHT Fatmir Sejdiu, sepse këtu në tërësi komprometohet dispozita e nenit 83 [Statusi i Presidentit] të Kushtetutës, e cila përcakton se ajo/ai pas zgjedhjes duhet të përfaqësoj unitetin e popullit të Republikës së Kosovës.
56. Kjo për faktin se Presidenti i zgjedhur me Vendimin Nr.05-V-233 të datës 26 shkurt 2016, SHT zt. Hashim Thaci, në të njejtën kohë qoftë edhe për disa ditë, ka mbajtur edhe postin e Zëvendës Kryeministrit të Republikës së Kosovës dhe të Ministrit të Jashtëm.
57. Kjo cenon rënd dispozitën e nenit 88.1 [Zgjedhja e Presidentit] të Kushtetutës që thekson shprehimisht se “Presidenti nuk mund të ushtrojë asnjë funksion tjetër publik”.
58. Kjo tregon se Presdeinti i zgjedhur nuk përfaqëson unitetin e popullit në kuptim të nenit 88.2 [Papajtueshmëria] të Kushtetutës.
59. Mosdhënia e dorëheqjes mënjëherë pas zgjedhjes së tij si President i Republikës, sigursisht se paraqet cenim të këtij uniteti meqë SHT zt. Hashim Thaci nuk ka qenë mjaftueshëm i përgjegjshëm para Kushteutës, njejt siç nuk ka qenë SHT Dr. Fatmir Sejdiu, kur vet kishte pranuar se mbante në të njejtën kohë postin e kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (më tej shkurt: LDK) dhe President i Republikës.
60. Gjykata në Aktgjykimin Sejdiu qartë pat treguar se mosushtrimi i funksionit nuk amniston askend nga shkelja e Kushtetutës. Ky mosushtrim, sic pohonte atëkohë SHT Dr. Fatmir Sejdiu, vinte si pasojë e asaj që mbrotja e tij e quante “ngrirje” e postit të shefit të partisë, LDK.
61. Gjykata pat gjetur se mbajtja, jo “ushtrimi” i dy funksioneve, i atij të kryetarit të Partisë dhe i Presidentit të Republikës, përnbën cënim serioz të Kushtetutës sepse e prish cilësinë themelore të këtij institucioni të rëndësishëm kushtetues – UNITETIN E POPULLIT TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS.
62. Dhënia e dorëheqjes nga posti para hyrjes në një post tjetër përbën kusht thelbësor në çdo demokraci kushtetuese, jo vetëm për postin e Shefit të Shtetit por edhe për postet larg më të ulta se posti në fjalë.
63. Këtë e ka theksuar shumë qartë Gjykata në paragrafin 65 të Aktgjykimit Sejdiu.
64. Në Kosovë, ta zëmë, kjo vlenë për gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese të cilët në momentin që zgjedhen nga Kuvendi, pra para se ta japin betimin, duhet të japin dorëheqje nga çdo post tjetër (mësimdhënia, si e drejtë e garantuar për gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese nuk është funksion por veprimtari).
65. E njejta vlenë edhe për dekanët kur konkurojnë për rektor të një universiteti publik, sepse të njejtit duhet të japin dorëheqjeë ani pse të njejtin sipas ligjit të aplikueshëm nuk duhet të japin një betim.
66. Për më tepër, në Kosovë, funksionet krejt të ulta, siç janë bartësit e funksioneve në kuadër të shërbimin civil të Kosovës, duhet të japin dorëheqjë para se të konkurojnë për deputet të Kuvendit, dhe kështu me radhë.
67. Cili është arsyetimi që amniston një president të zgjedhur të vendit për të mbajtur dy poste, atë të Shefit të Partisë dhe të Shefit të Shtetit?!
68. Ky cënim i rënd i Kushtetutës fillon të ecë që nga momenti i zgjedhjes si President, e asnjëherë nga momenti i betimit të saj/tij.
69. Presidenti i zgjedhur i Kosovës ka filluar me shkeljen e Kushtetutës që ditën e zgjedhjes së tij më 26 shkurt 2016.
70. Shkelje kushtetuese është edhe një ditë, siç e ka thënë Gjykata Kushteytuese në Aktgjykimin Sejdiu. Nuk ka asnjë garanci se ky Shef Shteti nuk do të vazhdonte një shkelje të tillë pa kufi, siç patën bërë dy paraardhësit e tij, sikur mos të ngritej kjo kërkesë në Gjykatën Kushtetuese.
71. Shkelja e Kushtetuetës në rastin SHT. Presidentit Sejdiu ka pasur të bëj me natyrën e shkeljes, jo me kohëzgjatjen e saj. Kjo don të thotë se cilesia (natyra e rëndësia e shkeljes), jo sasia kohore e shkeljes (kohëzgjatja e saj) ka pasur rëndësi përcaktuese. Kjo natyrë e rëndë ka konsistuar në mbajtjen e njëkohshme të pozicionit të shefit të shtetit dhe të shefit partisë. Në rastin e Presidentit ShT zt. Hashim Thaci, kjo natyrë është ndryshe: më e shkurtër por më e rëndë, sepse disa ditë me radhë ka mbajtur postin publik dhe politik. Unteti Popullit kërkon që menëjherë shefi shtetit ta bëj publike dorëheqjen dhe gatishmerinë e saj/tij për tu shërbyer të gjithëve. ShS , Presidentja Atifete Jahjaga, ketë veprim e pat bërë atë ditë që është zgjedhur, duke dhënë dorëhqejen e menjëhershme nga cdo post publik ne Policinë e Kosovës.
72. Fakt notor është se festimi i zgjedhjes së Presidentit të Kosovës, SHT zt. Hashim Thaci, poashtu dhe prononcimet e tij në publik, janë bërë nën shenjat e Partisë Demokratike të Kosovës (më tej shkurt: PDK).
73. Poashtu, notor është edhe fakti se gjatë tërë kohës sa ka vazhduar procedura për zgjedhjen e Presidentit më datën 26 shkurt 2016, SHT zt. Hashim Thaci ka ndejtur në sallë në cilësinë aktuale të shefit të PDK-së dhe të Zëvendës Kryeministrit dhe Ministrit të Jashtëm në Qevrinë e Republikës së Kosovës.
74. Në rastin e Aktgjykimin ShT Sejdiu, Gjykata ka konstatuar se ish Presidenti SHT. Dr. Fatmir Sejdiu ka ushtruar funksionin e “ngrirë” me vet faktin se ka kryer shërbime për LDK, e cila ka përfituar nga vet rrethana e asociimit të saj me personalitetin e tij si President i Republikës.
75. Poashtu nuk është kontestuese se zt. Hashim Thaci aktualisht është Kryetar i PDK-së dhe nuk ka dhënë dorëheqje kur është dashur, pra ditën e zgjedhjes së tij për President të Republikës së Kosovës, nga funksionet e tij publike dhe politike, ashtu sic kërkohet me nenin 88 [ Papajtueshmëria] të Kushtetutës në totalitetin e tij.
76. Me këtë ka cënuar në tërësi dhe rënd Kushtetutën, përkatësisht dispozitat e saj kryesore që flasin për unitetin e popullit nga neni 83 [Statusi i Presidentit] të Kushtetutës.
77. Betimi përbën momentin bazik për fillim të ushtrimit të detyrës, jo të zgjedhjes së Presidentit të Republikës.
78. Zgjedhja e Presidentit bëhet në Kuvend me 2/3 (dy të tretat) e krejt deputetëve.
79. Betimi përbën një akt të ndarë dhe tjetër nga zgjedhja si proces, si në Kosovë ashtu edhe në vendet tjera me demokraci kushtetuese parlamentare.
80. Dhënia e betimit aktivizon ushtrimin e mandatit dhe përgjegjësinë eventuale penale për veprimet që nuk bien në kuadër të imunitetin funksional.
81. Përgjegjësia kushtetuese e Presidentit, ndërkaq, fillon me momentin e zgjedhjes dhe ka të bëj me cënimin e dispozitës së neneit 83 [Statusi i Presidentit] të Kushtetutës që flet për unitetin e popullit si cilësinë kryesore të Shefit të Shhtetit në një demokraci parlamentare kushtetuese.
82. Betimi, aktivizimi i ushtrimit të mandatit të Presidentit të Republikës janë çështje krejt procedurale që aktivizojnë dispozitat tjera materiale të Kushtetutës, që lidhen me përgjegjësinë penale, imunitetin funksional, si dhe përgjegjësinë kushtetuese sa i përket ushtrimit jokushtetues të kompetencave të saj/tij nga neni 84 [Kompetencat e Presidentit] i Kushtetutës.
83. Kjo sjell deri te aspekti procedural i shkeljeve të Kushtetutës të cilat adresohen në këtë Kërkesë, të cilat edhe mund të mos cënojnë dispozitat e Kushtetutës që flasin për unitetin e popullit si cilësi parësore e pozitës së Shefit të Shtetit.
B. Aspektet procedurale
84. Kuvendi i Republikës së Kosovës, në ditën e votimit për president, nuk i ka pasur 120 deputetë sa duhet t’i ketë, por 119. Pas dorëheqjes së deputetit Ramusdh Haradinaj, emri i të cilit nuki është thirrur për votim, nuk është përmbushur vendi i zbrazët i tij, siç parasheh Kushtetuta, dhe me këtë është bërë shkelje e rëndë e përfaqësimit në Kuvend.
85. Shumica absolute nënkupton 50 plus, ku numri “një” përcakton fitoren. Prandaj ka qenë e domosdoshme të jepej arsyetimi i mungesës së një deputeti dhe plotësimi automatik i vendit vakant të deputetit të dorëhequr.
86. Përveç kësaj një deputet ka rëndësi vendimtare edhe në krijimin e numrit prej 80 deputetësh që duhet të votojnë në të tri raundet. Nëse ka një deputet më pak, raundi quhet i dështuar. Kjo dmth se numri “Një”, është përcaktues i dyfishtë. Kjo ka qenë dasht të bëhëj nga Kryetari i Kuvendit, për tu plotësuar kriteri kushtetues i transparencës parlamentare.
87. Procedurat e votimit janë shkelur nga sjelljet e kundërkandidatit për President, zt. Rafet Rama, Presidentit të Republikës SHT zt. Hashim Thaci, si dhe nga vetë sjellja e Kryetarit të Kuvendit, zt Kadri Veseli, gjatë procedurës së zgjedhjes së Presidentit të Republikës.
88. Në të tri raundet e votimit për president, ka votuar edhe njëri nga kandidatët për president, Rafet Rama, gjë që është rast i pashembullt në sistemin kushtetues të demokracisë parlamentare.
89. Kjo është në kundërshtim me procedurat e votimit në Kuvend.
90. Për më tepër edhe vetë i nominuari për president zt. Rafet Rama, ka deklaruar publikisht që në të tri raundet e votimit, ai e ka votuar kundërkandidatin e tij, gjë që e ka dëmtuar kriterin e pasjes së dy kandidatëve në garë për president.
91. Pasja e një kundërkandidati ka qenë ndër arsyet kryesore për shpallen si jokushtetues të Vendimit të Kuvendit 04-V-04 lidhur me zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Kosovës, datë 22 shkurt 2011.
92. Kjo është bërë me Aktgjykimin në Rastin Nr. të datës 30 mars 2011. Parashtruesit: Sabri Hamiti dhe deputete te tjere. Vleresimi i kushtetutshmerise te Vendimit te Kuvendit te Republikes se Kosoves, Nr. 04-V-04, lidhur me zgjedhjen e Presidentit te Republikes se Kosoves, i dates 22 shkurt 2011 (më tej shkurt: Aktgjykimi Pacolli) .
93. Sjelljet e kandidatit për President, zt. Rafet Rama, në tërësi e faktojnën se nuk ka pasur dy kandidatë për President por vetëm një.
94. Pas raundit të parë të votimit, ku njëri nga kandidatët, Presidenti i Republikës SHT zt. Hashim Thaci, kishte vetëm 50 vota, Kuvendi ka shkuar në një pauzë të pajustifkueshme, dhe me vendim të Kryetarit të Kuvendit e pa miratimin(votimin) e deputetëve.
95. Sipas Rregullores së Punës së Kuvendit (më tej shkurt: Rregullorja e Kuvendit), por edhe bazuar në praktikën parlamentare të deritanishme, kjo shtyrje e pajustifikueshme është në kundërshtim të hapur me proceduarat e votimit për President.
96. Kjo pauzë është shfrytëzuar për të ushtruar presion mbi deputetët e pabindur në fillim, në mënyrë që ata ta ndryshojnë votën e tyre.
97. Kjo u pa në dy raundet pasuese, kurse rrethanat që kanë çuar në këtë ndryshim nën presion mund t’i faktojmë pa asnjë vështirësi në seancën dëgjimore të cilën e kërkojmë në fund të kësaj kërkese.
98. Këto rrethana përbëjnë shkelje serioze të procedurave kushtetuese për zgjedhjen e Presidentit të Republikës.
99. Procedurat kushtetuese në hollësi rregullohen me Rregulloren e Kuvendit.
100. Në nenin 76 [Rregullorja e Punës] të Kushtetutës përcaktohet se Rregullorja miratohet me dy të tretat (2/3) e votave të të gjithë deputetëve të tij dhe përcakton organizimin e brendshëm dhe mënyrën e punës së Kuvendit.
101. Kjo flet për peshën kushtetuese të Rregullores së Kuvendit, gjë që është theksuar edhe nga vet Gjykata Kushtetuese.
102. Në Aktgjykimin në Rastin Nr. të datës 20 shtator 2011 (Parashtrues: Qeveria e Republikes se Kosoves, lidhur me imunitetin e deputeteve te Kuvendit te Republikes se Kosoves, Presidentit te Repuhlikes se Kosoves, dhe anetareve te Qeverise se Republikes se Kosoves), Gjykata ka vlerësuar në pikëpamje kushtetuese disa nga dispozitat e Rregullores së Kuvendit në paragrafet 70 dhe 91 të Aktgjykimit.
103. Me këtë vlerësim kushtetues të Rregullores së Kuvendit Gjykata ka treguar peshën e këtij dokumenti për sundimin e ligjit në parlament.
104. Kryetari i Kuvendit i ka përjashtuar deputetët e Opozitës nga séance, pa i ftuar me shkrim të gjithë anëtarët e Kryesisë së Kuvendit në mbledhjen e Kryesisë, gjë që është në kundërshtim me Kushtetutën dhe Rregulloren e Kuvendit.
105. Në Seancën e Kuvendit, ku është votuar Presidenti i Republikës më 26 shkurt 2016, nuk është raportuar se sa deputetët janë në Sallë.
106. Nuk është raportuar as sa prej tyre janë të përjashtuar, sa prej tyre mungojnë me leje dhe sa prej tyre mungojnë pa arsye.
107. Nuk është raportuar se Kuvendi i ka 119 deputetë dhe nuk është arsyetuar mos zëvëndësimi i një deputeti të dorëhequr me një tjetër.
108. Kjo është në kundërshtim me interpretimin që i ka bërë Gjykata në Aktgjykimin Pacolli në paragafet e saj 80, 83 – 86 Rastit Pacolli, ku thuhet se të 120 deputetët e Kuvendit të
109. Kosovës duhet të jenë në sallë, përpos atyre që kanë kërkuar leje dhe janë liruar me vendim të kryetarit të Kuvendit.
110. Në rastin e votimit të Presidentit të Republikës së Kosovës, me 26 shkurt 2016, kanë munguar të paktën 6 deputetë, për të cilët nuk ka pasur asnjë arsyetim.
111. Rrjedhimisht prej kësaj, edhe në këtë pikë janë shkelur proceduarat kushtetuese të votimit për President të Republikës.
V. Kërkesë për masë të përkohshme dhe seancë dëgjimore
112. Bazuar në nenin 116 paragrafi 2 [Efekti Juridik i Vendimeve] të Kushtetutës, nenin 27 [Masat e Përkohshme] të Ligjit Nr. 03/L-121 për Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës (më tej shkurt: Ligji) kërkojmë nga Gjykata Kushtetuese të vendosë masë të përkohshme ndaj çështjes së ngritur deri në vendosjen meritore të Kërkesës.
113. Masa e Përkohshme bazohet në dëmtimin e pariparueshëm të interesit publik nisur nga se, në rast të fillimit të ushtrimit të detyrës së Presidentit të Kosovës nga ana e SHT zt. Hashim Thaci, një rrethanë e tillë me siguri se bllokon punën edhe të një institutcioni kushtetuese, PRESIDENCËS, i cili deri më tani ka qenë i vetmi që ka kryer detyrat e ngarkuara me Kushtetutë dhe ligjet e aplikushme të Kosovës.
114. Mbajtja e seancës dëgjimore, konform nenit 20 paragrafi 1 [Vendimet] të Ligjit, sepse nuk dëshirojmë të shprehemi të gatshëm për të hequr dorë nga seanca dëgjimore.
115. Seanca dëgjimore si më sipër do të na jepte mundësinë për të sqaruar më tutje aspektet faktike që lidhen me parregullësitë gjatë procedurës së ndjekur me rastin e zgjedhjes President të SHT zt. Hashim Thaci më datën 26 shkurt 2016.
116. Poashtu, në seancën dëgjimore do të përaqesim edhe argumente shtesë juridiko-kushtetuese që më thellësisht argumentojnë themeltësinë e kërkesës sonë.
117. Për më tepër, me qëllim të respektimit të barazisë së armëve, kurse ne nuk dëshirojmë të shprehimi të gatshëm për të hequr dorë nga seanca dëgjimore në kuptim të nenin 20 paragrafi 1 [Vendimet] të Ligjit, konsiderojmë se, nisur nga rrethana që jemi përjashtuar nga senaca e Kuvendit kur është kryer zgjedhja e Presidentit më datën 26 shkurt 2016, mbajtja e seancës është e domosdoshme.
118. Gjykata ka vendosur në favor të mbajtjes së seancës dëgjimore në një situtë të ngjashme me këtë, përkatësisht në rastin KO të datës 26 gusht 2014.
119. Për më tepër, rrethanat aktuale faktike të paraqitura në paragrafet si më sipër me këtë kërkesë në tërësi subsumohen nën rregullat 39-44 të Rregullave të Procedurës të Gjykatës Kushtetuese të cilat janë në fuqi.
120. Aneks i vecantë i kësaj kërkese janë: Vendimi Nr. 05-V-233, datë 26 shkurt 2016, mbi Zgjedhjen e SHT zt. Hashim Thaci për President të Republikës së Kosovës; si dhe nëshkrimet e deputetëve konform nenit 113 paragrafet 5 dhe 6 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.
121. Qëndrojmë në dispozicion të Gjykatës për të gjitha aspektet e kësaj kërkese.
122. Me nderime nga deputetët e poshtënënshkruar (Aneksi I i kësaj Kërkese).


