Fundamenti

Si e dëmton trupin tipi 2 i diabetit

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kur e keni këtë sëmundje, trupi e ka më të vështirë shndërrimin e karbohidrateve të ushqimit në energji.Kjo ndikon që sheqeri të mblidhet në gjak.

Me kohën, kjo sëmundje jua rritë rreziqet e sëmundjeve të zemrës, verbërisë, dëmtimeve të nervave dhe organeve, si dhe të shumë sëmundjeve tjera serioze, transmeton Telegrafi.

Diabeti i prekë njerëzit e të gjitha moshave, ndërkaq simptomat e hershme me vështirësi vërehen. Në fakt, 1 në 3 persona me tip 2 të diabetit nuk e dinë se e kanë këtë sëmundje.

Çfarë do të vëreni së pari?

Personat me tip 2 të diabetit shpesh nuk kanë simptoma. Kur shfaqen, zakonisht shenjë e parë është etja e madhe. Simptomat tjera përfshijnë gojën e tharë, apetit më të madh, urinim më të shpeshtë, etj.

Simptomat e mëvonshme

Me rritjen e nivelit të sheqerit në gjak, ju mund të keni edhe probleme tjera si dhimbje koke, pamje të turbullt dhe lodhje.

Shenjat e problemeve më serioze

Në shumë raste, tipi 2 i diabetit nuk zbulohet derisa të fillojë të ndikojë seriozisht në shëndetin tuaj.

Disa prej këtyre shenjave janë:

– Plagët që me ngadalësi shërohen
– Infeksionet e shpeshta urinare
– Kruarje të lëkurës.

ARKATANA

Diabeti ndikon në jetën seksuale

Diabeti mund t’i dëmtojë enët e gjakut dhe nervat në gjenitale. Kjo mund të shpijë në humbje të ndjenjave seksuale dhe e bën të vështirë arritjen e orgazmës. Femrat me diabet janë më të rrezikuara të kenë tharje vagjinale.

Faktorët e rrezikut që nuk mund t’i kontrolloni

Faktorët tjerë të rrezikut, por që nuk mund t’i kontrolloni, janë.

– Raca apo etnia: Hispanikët, afrikano-amerikanët, amerikanët dhe aziatikët janë më të prirë të sëmuren
– Historia familjare me diabet: të pasurit një prind apo vëlla/motër me diabet, jua rritë shanset që edhe ju ta fitoni sëmundjen.
– Mosha: 45+ është mosha kur rritet rreziku për t’u diagnostikuar me tip 2 të diabetit.

Faktorët e rrezikut që mund t’i kontrolloni

Disa prej shprehive të shëndetshme dhe sëmundjeve që ndërlidhen me stilin e jetesës mund t’jua rrisin shanset për ta fituar këtë sëmundje, duke përfshirë:

– Mbipeshën
– Mungesa e aktivitetit fizik
– Pirja e duhanit
– Konsumimin e tepërt të mishit të kuq, mishrave të përpunuara, ëmbëlsirave dhe produkteve të bulmetit me shumë yndyrë
– Nivelet e pashëndetshme të kolesterolit dhe triglicerideve

Ushtrimet fizike janë të rëndësishme

Ushtrimet e rregullta fizike, siç janë ushtrimet e forcës apo ecja, jua përmirësojnë mënyrën si trupi e përdor insulinës dhe ndikojnë në zvogëlimin e niveleve të sheqerit në gjak. Aktiviteti fizik jua largon edhe yndyrën trupore, jua ulë shtypjen e gjakut dhe ju mbron nga sëmundjet e zemrës.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.