GRANDEMALL

Si do të mbajë moti në ditën e parë të dhjetorit?

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Dhjetori fillon si muaj tipik dimëror për zonat kodrinore-malore me reshje të dendura bore në shumë vise, ndërsa nëpër ultësira reshje janë kryesisht të shiut dhe vende-vende të përziera.

Sot në Kosovë pritet të mbajë mot plotësisht i vranët dhe me reshje të shpeshta atmosferike. Nëpër zonat e ulëta kryesisht shi, ndërsa në viset kodrinore-malore borë.

Në disa vise më të ulëta pasdite vonë priten reshje bore, ndërsa reshjet e dendura të borës do të vazhdojnë në shumë vise kodrinore-malore sidomos në zonat afër Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.

UBT

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi sot pritet të mbajë mot i vranët dhe me reshje shiu e bore.

Reshje të dendura do të ketë në Maqedoninë Veriore, nëpër ultësira shi e në viset kodrinore-malore bore. Reshjet do të vazhdojnë edhe në shumë pjesë të Shqipërisë.

Shtresat e borës do të shtohen në viset kodrinore-malore. Në mbrëmje vonë ose gjatë natës reshjet do të dobësohen dhe do të fillojë përmirësimi gradual i motit, megjithatë edhe të hënën priten reshje të pakta të izoluara.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.