HW

Si bëhet ndryshimi i amendamenteve kushtetuse që i propozoi Osmani-Haxhiut, flet Baraliu

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Presidentja e vendit, ka proceduar në Kuvendin e Kosovës amendamentet për zgjedhje të drejtpërdrejta për president.

Kjo është bërë e ditur nga vetë Osmani përmes një postimi në rrjetin social në Facebook. Ajo i ka ftuar të gjitha partitë politike që të votojnë këto amendamente kushtetuese.

E pak minuta më parë ishte kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu e cila ka thënë se i bashkohet thirrjes së Presidentes për votimin e këtyre amendamenteve.

Por si bëhet ndryshimi i amandamentave kushtetuese?

Lidhur me këtë, Indeksonline ka kontaktuar Mazllum Baraliun si njohës të çështjeve juridike.

Mobi Casa

Ai në një prononcim thotë se duhët të bëhet patjetër votimi i ndryshim/plotësimeve të shumicës së shumicës, të 120-të deputetëve pra 80 dhe të shumicës së pakicave.

‘’Duhët të bëhet patjetër votimi i ndryshim/plotësimeve të shumicës së shumicës, të 120-të deputetëve pra 80 dhe të shumicës së pakicave që përfshinë edhe komunitetin serb dhe komunitet tjera jo shqiptare. Pra 20 vende që ata i kanë të rezervuara, pra 10 komuniteti serb dhe 10 komunitetet tjera duhet të jenë 2/3 e tyre, pra duhet të jenë 2/3 e 20 deputetëve.Nëse ata votojnë atëherë ndryshimet kanë valitited’’ thotë Baraliu për Indeksonline.

Sipas Kushtetutës, presidenti i Kosovës zgjidhet nga Kuvendi përmes votimit të fshehtë të deputetëve.

Thirrja e Osmanit vjen pasi partitë politike nuk arritën marrëveshje për një president konsensual dhe Osmani nuk gjeti mbështetjen e tyre për një mandat të dytë./Indeksonline/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.