UBT

Shumica e politikanëve janë matrapazë

/ 9 minuta lexim
Uji Dea

Nga Hakif Bajrami – Pse të kemi bisedime politike me Serbinë? Në cilin vend që ka ngjarë një praktikë e gjenocidit është dashur kohë të sanohen plagët? Ne, dikush po përpiqet që të na “pjekë si bananet në prush”. Kush po i drejton “teknikisht” këto bisedime, vlera e UÇK-së, e shtron këtë pyetje për objektivizëm?

Kjo forcë misterioze serbe, që vepron në Kosovë skajshmërish, bashkëpunon dhe rekruton, dhe disa forca ekstra mafioze që fshihen pas njëfarë vehabizmi ultra urrejtës. Këta të rekrutuar sikur nuk kanë “lidhje me islamin” , por çdo gjë e bëjnë në emër të tij ua atribuojnë shqiptarëve, të cilët nuk janë as engjëj në disa mese, por as meleqe në disa “familje”. Politika e UNMIK-ut në këta rrethana sikur nuk i ka evidentuar (1999…), e nuk i ka luftuar të gjitha garniturat vehabiste, çetnikofashiste serbe, mercenare shqiptare dhe ato që fshihen pas petkut “religjioz” e që nuk janë shqiptarë as serbë, as turq e as boshnjakë, ashkali jo se jo etj. E tërë politika që ushtrohet sot në Kosovë horizontalisht nepotiste, vertikalisht injorante por klanore, për çdo njeri të logjikshëm duhet të jetë brengosëse. Shikoni sa seriozë janë disa njerëz në ushtrimin e marrëzirave politike, të cilat kultivohen me dekada dhe populli u beson. Këtu, politikanët nëse mund të quhen kështu shumica e të cilëve janë matrapazë, janë përçarë aq egërsisht saqë askush nuk ka autoritet t` ia mësyjë “bashkimit” të tyre. Pse, sepse autoriteti numër NJË i shtetit është caktuar me diktat. Dhe, a nuk ishte pozita e politikanëve shqiptarë në këtë nivel, të gjithë të përçarë gjatë viteve 1913-1916. Faktet krahasuese dëshmojnë se po, vetëm tipat e Esadit janë më finokë, më tinëzarë, më mizorë në ndjenjë dhe më të sofistikuar nga të huajt. Çka ndodhi me fatin tonë pastaj dihet, çdo gjë mbeti në gjysmë të rrugës.

Dhe a do ta shpijnë shqiptarizmin në greminë për ngritjen e familjeve të tëra të korruptuara deri në skajshmëri, për primat bajraktari dhe regjioni, del se po, sepse ata sot edhe fizikisht i mund të bëjnë çdo gjë, janë ndarë në nivele të profitimit, nuk akuzohen ndër veti dhe vetëm shtypi i “denoncon, sepse legjislativi, ekzekutivi dhe gjyqësori janë bërë një klan, në stilin “Ti mua, unë Ty”, kanë bërë një ndarje të re të niveleve fitimprurëse nga Akademia e deri në foshnjore, nga Presidenca e deri në zyrën ku paguhen taksat e shtetit, nga mjetet e informimit publik e deri te animet private të tyre plot ngjyra politokracish. Të gjitha faktet tregojnë se këtu kemi të bëjmë me një “tabut kufomash të gjalla, që nuk shohin asgjë përpos interesit familjar dhe personal.

“Tregu i tyre i diturisë” do të shembet si kulla prej letre

Mobi Casa

Pse ndodh ky fenomen, sepse në Kosovë nga OKB-ja eksperimentohet, kalkulohet, konsultohet shumë kush që është injorant, që një fakultet e ka kryer me njëqind intervenime, që nuk dinë çka është kultura e shkrimit, por dinë fare mirë çka është “kultura e përvetësimit”. Por, të themi në fund se tërë këtë rreshtim po e dirigjon Beogradi, me fajin e politikanëve tanë servilë, të lidhur për pozitë, të “burgosur” me servilizëm. Këtu, nuk ka ditë që në mjetet e informimit nuk flitet për drogë, prostitucion, korrupsion, hajni dhe fyeje ndër më të egrat në Evropë. Për këtë lloj shoqërie dihet se nuk është bërë luftë çlirimtare, nuk është themeluar UÇK. Dhe shtrohet pyetja, a ia vlen të bësh luftë politike me këtë shtresë të paarsimuar në Kosovë, kur çdo gjë është stralluar dhe determinuar të eksperimentohet dhe eventualisht të dështohet duke u mbështjellë tërë realiteti rreth disa personaliteteve që nuk kanë arsimim adekuat kombëtar dhe intelektual. Çka do t’i ndihmojnë këta të tjerëve, kur nuk i ndihmojnë veti drejtësisht dhe me djersë të ballit të dëlirë. Ky soj i politikanëve është sorollatë nëpër Evropë mjaft dhe është kah teatrizon mirëqenie të rrejshme, përmes arritjes së pavarësisë, që nuk është produkt i tyre fare. Këta në këto rrethana, nuk dinë fare të krijojnë klimë politike dhe ekonomike, për ta nxjerrë popullin dhe shtetin nga kriza. Një kohë të gjatë flasin për do farë beneficionesh evropiane, flasin për vizat, të cilat vetë i kanë, por popullit nuk ia sigurojnë sepse pastaj “tregu i tyre i diturisë”, do të shembet si kulla prej letre, sepse shumica diplomat e tyre i kanë blerë nëpër kolegje të Evropës, ose të “këtushme” e që nuk janë asgjë tjetër, vetëm një diplomë “letër pa vlerë”, karshi letrave me vlerë, si thuhet me gjuhen financiare.

Por, edhe sot duhet filluar dika. Vizat do të vijnë një ditë, por ato nuk e nxjerrin Kosovën nga humnera ekonomike. A do të dali nga “populli një vullkan”, sikurse ai më 28 XI 1997, kur nga masa në varrimin i trupit të një heroi dolën tre heronj: Mujë Krasniqi, Daut Haradinaj dhe Rexhep Selimi, mendoj se frika ka vdekur përgjithmonë këtë ditë dhe ka filluar EPOKA E EVROPEIZIMIT të vërtetë. Prandaj, popull kemi për këtë evropeizim, fusha e guximit është e gatshme, pavarësinë dhe sovranitetin duhet merituar me urti logjike, e jo me inate embrionale bajraktarësh. Po, kam besim se djalëria e Kosovës do të fitojë mbi injorancën që është stralluar, sidomos në institucionet e larta të shtetit, por edhe në shumë komuna që nepotizmi dhe papunësia e brejnë shoqërinë- shtetin sikurse valët e detit shkëmbin. Unë kam të drejtë të shprehem kështu, sepse nuk kam bërë turr në asnjë kolltuk, por nuk kam të drejtë të kërkoj kolltuqe, sepse më janë ofruar. E pra të sqaroj pse i kam refuzuar, sepse ky injoranti që vjen bie fjala nga Spanja, Rumania, me një shkollë të mesme me paragjykime koloniale, të detyron ta ulësh kokën dhe mos të vëresh asgjë. Bie fjala, ky problemet e të drejtave nacionale janë buzë eksplodimit, në shumë vende që këtu delegojnë miniguvernator, ku ai vjen dhe nënshkrimin tim ma shndërron në zero vlerë. Nuk do ta elaborojë këtë fenomen, por dikush po mendon se këtu kanë qenë pushtet analfabetët dhe “komunistët” që duhet të “ngordhin sikur të ishin nga ishRodezia”. Ja ky është mentaliteti i disa mini-guvernerëve në drejtësi, arsim, kulturë, ekonomi, shëndetësi, e në shumë lëmi tjera.

A jemi robër të famës fitimtare në 1999 dhe si ka rrjedhur kriza?

Shqiptarët në 1999 ishin lajmi kryesor në të gjitha institucionet valide të globit. Jo pse po bënin ndonjë zbulim shkencor, ekonomik, kulturor civilizues, por po dëshmonin një teknikë të pathyer LUFTË të DREJTË, që bota e civilizuar do t` ua ketë lakmi dhe zili, për një kohë të gjatë, sepse po dëshmonin se nuk duan të vdesin si komb i formuar dhe i pjekur shumë mirë nga çdo nivel. Sot, çdo gjë nuk është kthyer mbrapsht këtu, por po komentohet mbrapshtë. Shikoni se kush komenton për çdo javë nëpër mediumet informativ. Është mbush Kosova me analistë?, që vetëm flasin mendime të kota dhe lavdërohet para mëhallës së tyre se e kanë “thënë këtë dhe atë”. Këta papagaj për çdo ditë i ke nëpër kafene dhe portale gazetash, që nuk preferojnë asgjë përpos politikë boshe, fraza mizantrope që tek e fundit vetëm ata i lexojnë. I lexojnë edhe ata që duan ta dinë se deri ku ka sharruar niveli i marrëzisë. Askund nuk e ka ndonjë këshillë se si të ekonomizojmë, si ta ruajmë ambientin, si ta mbjellim tokën, si të ndërtojmë fabrika, spitale, biblioteka, rrugë dhe infrastrukturë civilizuese. Shikoni si asgjësohet toka e bukës në vijën Prishtinë- Ferizaj. Po kush ka mund të ndërtojë aty para viti 1989. JO, JO është dashtë Kosova me zemër disi, pa u zbuluar atdhetaria dhe dëlirësia nga okupatori perfid dhe meskin jugosllav kominsto-vetëqeverisës. Por, e tha ky dhe e mbaroi ai, po qeveriset sot. Fjalë boshe pa asnjë përmbajtje. E gjeneratat e këtij kombi kanë investuar në këtë sovranitet të kufizuar, të cilin jemi kah punojmë për ta mosmerituar, sepse përçarjet bartin andej Kosovës martire. Pikërisht kah e dëshiron ish-okupatori dhe tani ishpushteti që dikton, po ndodh ky realitet i komprometimit që po jeton me mosdurim totalitar. Dhe pse të kemi bisedime politike me Serbinë. Në cilin vend që ka ngjarë një praktikë e gjenocidit është dashur kohë të sanohen plagët. Ne dikush po përpiqet që të na “pjekë si bananet në prush”. Kush po i drejton “teknikisht” këto bisedime, vlera e UÇK-së, e shtron këtë pyetje për objektivizëm. Si erdhi praktika nga bisedimet teknike të kalohet në bisedime politike, madje të nënshkruhet një dokument ndërkombëtar e të bëhen 23 shkelje të Kushtetutës, e të thuhet se çdo gjë është në rregull. JO, more, ka ZOT kjo tokë.