Fundamenti

Shumica e komunave shkojnë në balotazh

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Partitë politike nuk do t’i matin forcat vetëm këtë të diel, më 3 nëntor, kur edhe do të mbahen zgjedhjet lokale, pasi që më shumë se gjysma e komunave të Kosovës pritet të shkojnë në balotazh, me ç’rast do të ketë raund të dytë votimesh.

Sipas analistëve politikë, shumica e qendrave të mëdha do të shkojnë në balotazh, pasi që në raundin e parë nuk do të arrijnë të shënojnë fitore, duke marrë më shumë se 50 për qind të votave të përgjithshme.

Adnan Merovci, njohës i procesit zgjedhor, konsideron se qendrat e mëdha siç janë: Prishtina, Prizreni, Gjilani, Ferizaj, e ndoshta edhe Mitrovica mund të shkojnë në balotazh.

Eco Higjiena

”Shumica absolute e komunave do të shkojnë në balotazh, përveç disa komunave që janë bastione të padiskutueshme të një subjekti të caktuar politik. Në këtë drejtim sa i përket demokracisë, mendoj se kjo nuk prish punë, por përkundrazi i kontribuon asaj”, ka thënë ai për “Zërin”.

Sipas tij, se shumë komuna të Kosovës do të shkojnë edhe në raundin e dytë të votimit bazohet në faktin se shumë parti politike janë konsoliduar mirë dhe kanë krijuar strategjitë e tyre…(Zëri)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.