GRANDEMALL

Shukri Buja në Hagë si i dyshuar e si dëshmitar, avokati i tij: S’duhet të detyrohet të japë dëshmi

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Sot në Dhomat e Specializuara të Hagës është thirrur për të dëshmuar Shukri Buja. Avokati i Bujës, Taulant Hodaj në fjalën e tij, ka kërkuar pushimin e hetimeve ndaj klientit të tij, meqë Prokuroria Speciale e Hagës vazhdon ta konsiderojë atë si të dyshuar bazuar në një vendim që ishte lëshuar në vitin 2019, shkruan Gazeta Express.

Hodaj ka thënë se pavarësisht që kanë kaluar pesë vite, Prokuroria Speciale e Hagës s’ka nxjerrë asnjë aktakuzë ndaj Bujës, ndonëse ka kaluar një kohë e gjatë.

Avokati Hodaj ka thënë se Buja ka të drejtë që të mos japë dëshmi, meqë ato mund ta inkriminojnë.

ARKATANA

“Klienti ka të drejtë të qëndrojë në heshtje. Në rastin aktual, sipas rregullit 43, janë pikërisht dispozitat që vlejnë për klientin tim. Z. Buja ka ende statusin e të dyshuarit. Ai s’duhet të detyrohet të japë dëshmi që mund ta inkriminojnë. Është e drejta e tij”, ka thënë avokati Hodaj.

Prokuroria Speciale ka insistuar se dëshmia duhet të merret duke theksuar respektimin e rregullave dhe garancive që jepen rreth dëshmisës. Gjyqtari i rastit më pas ka sqaruar rreth garancive që trupi gjykues mund të japë granci se s’mund të ketë inkriminim bazuar në dëshminë që Buja mund të japë.

Hodaj më pas ka kërkuar një pauzë për t’u konsultuar me klientin e tij Shukri Bujën rreth kësaj garancie të trupit gjykues.GazetaExpress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.