Mobi Casa

Shtypi zviceran: Behrami, krenar me Kosovën

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Portali zviceran prek aty ku i dhemb më shumë: te “rreziku” i inkuadrimit eventual të Behramit me shokë në kombëtaren e Kosovës.

Shpallja nga Federata Kosovare e futbollit e Valon Behramit si futbollist të vitit të diasporës, ka bërë jehonë edhe në shtypin zviceran. Kështu, portali blick.ch i kushton një artikull kësaj ngjarjeje duke i vënë titullin: Behrami është futbollisti kosovar i vitit: “Jam shumë krenar”.

Viti 2012 ishte vit shumë i suksesshëem për Behramin. Në fillim të vitit ai ishte dalluar aq shumë te Fiorentina sa që gjatë verës atë e angazhoi kundrejt disa milionë eurove, Napoli, klubi që aspiron titullin e kampionit. Napoli aktualisht mban vendin e tretë , me vetëm 5 pikë më pak se kampioni, Juventus.

Behrami, gjatë vitit që shkoi, kishte një vend të sigurt edhe në kombëtaren zvicerane. Tash ai u zgjodh edhe futbollist i vitit nga Federata e Futbollit të Kosovës. Me këetë rast lojtari 27 vjeçar ka publikuar në twitter fotografinë me mirënjohjen e fituar. “Jam shumë krenar”, ka shkruar ai. Dhe, nuk është për t`u habitur. Ai me këtë rast ka lënë mbrapa lojtarë të tillë me nam si Lorik Cana ose Xherdan Shaqiri”, shkruan blick.ch.

Hidromorava

Kosova nuk është ende anëtare e FIFA-s dhe për ketë arsye ajo nuk mund të zhvillojë as ndeshje miqësore kundër anëtarëve të FIFA-s. Ndërkaq Fadil Vokri, kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës nuk dorëzohet. “Objektiv imi personal është që ne të mund të inkuadrohemi në kualifikimet për Evropianin 2016 që mbahet në Francë”, citon portali zviceran ish asin kosovar të futbollit.

Në këtë pikë, portali zviceran prek aty ku i dhemb më shumë: te “rreziku” i inkuadrimit eventual të Behramit me shokë në kombëtaren e Kosovës. “Dhe, a do të konkurrojë atëherë për atë kombëtare edhe Behrami, lojtari i vitit i Kosovës?”

Vokrri përjashton kategorikisht, në bisedë me Blickun, që federata e tij të ketë bërë përpjekje në atë drejtim. “Ne nuk do t`i nxisim asnjëherë zviceranët me prejardhje kosovare. Ne nuk do t`u bëjmë atyre oferta për ndeshje me kombëtaren tonë dhe as nuk do t`i joshim”.(albinfo)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.