FIDANISHTJA

Myrto Uzuni shënon supergol, jep një mesazh përmes kamerës

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Myrto Uzuni është shfaqur protagonist në ndeshjen që ekipi i tij Granada po fiton 0-1 në transfertë përballë Almeria. Pjesa e parë e kësaj sfide është mbyllur pikërisht me këtë rezultat.

Ishte sulmuesi i Kombëtares shqiptare që shënoi golin e tij dhe të vetmin e sfidës deri më tani. Në minutën e 46-të të ndeshjes, bomberi nga Berati gjeti rrugën e rrjetës duke i dhënë avantazhin Granadës.

ARKATANA

Pas golit, sulmuesi shqiptar tha disa fjalë dhe me aq sa e kuptojmë ai thotë: “Këtu jam unë, këtu jam unë – të gjithë në këmbë”.

Uzuni vazhdon që të jetë një lider për skuadrën spanjolle. Përveç shiritit të kapitenit, beratasi vazhdon që të shënojë rregullisht duke i dhënë shpesh pikë të rëndësishme ekipit të tij./Indeksonline/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.