FITORJA

Shtrati

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Poezi nga Meti Rexhepi

vetëm tek ti lajthitesha se më falet qetësia
më shlyhen borxhet e ditës
kundërmimin e saj e ndjenë nënkresa
lukthi mezi bluan të ngrënat e tepërta
mëlmesa e mërisë mëtimet lakmitare
hedhur si një rëndomëni e paarritshme
dita e rrokulliste shtjellën mbi ty
e përciptë ose me më të thellat hulli
diç kishte mbjellë porse çfarë vole ti
universi i ndërdymes në një sirtarë të tavolinës
kishte shënuar caqet tua të fshehura
dhe ti diktonte në inserte aq të dendura në të gjitha notat e ndjenjave pa shkrola në letrën e bardhë kujtesa harrestare të gjitha ngjyrat e papara i ngjallë e shfaq një ylber mandej ylberit në të verdhën e tij një kokë brisk gjarpri i shkëlqen u fute në kurth e pa shteg diellor nuk ia del drama e makthit të hedh në shtjellë djersësh të tretjes kulmimi i saj bie mbi ty këputen insertet hap sytë dhe shtrati ishte i tharë gjaku nuk u mpiks ende nuk të lagë po si çe do tavanin dhe kulmin që të bie
Qyteti i Bardhë ti paragjykon udhët e qefinit trokasin shirat e vjeshtës në qeramidhe ullukët oshtijnë ndoshta reshjet e dendura e flladisin makthin makthin e kuq makthin e zi mbi anatomi * mes gjarpërinjsh që hidhnin pështymën helmatisëse shthurja e dramës i mbante ison paqes lajthitëse çtë bënte lukthi për tretjen e ngrënies
syve të gjumit u ikte kujtesa
ajo teshë zhveshura
intimja e fshehjes së teshave të brendshme
harrestarja që i kthente veshjet me lloj-lloj modelesh pashije
ashtu si kishte kalkuluar ndërgjegjja
ndoshta mllefi me elementë gjarpërorë mëtoi të ngjyente
krahasueshëm në të njëjtën gjellë
dhe të villte kafshatën e helmatisur mu në surrat të atij kanibali mjekër zdrale
por nuk bëri asgjë se kokë-urtës i ishte zbehur trazira
qetësinë e shtratit qetësinë pa borxhe e trazuaka
kambanorja e natës ortodokse
*
shtrati t`i mbledhka eshtrat bredharak kruspull nën një mbulesë
me urithët e mendjes e iriqët në nënkresë
*
popi shpif alarme shurdhuese në kishë e
ende nuk pushuaka kambanorja e natës ortodokse

FITORJA

Gjilan, fund tetori 2022

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.