Fundamenti

Shton kërkesat

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Behgjet Pacolli, përveç Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, do t’ia kërkojë Hashim Thaçit edhe një Ministri tjetër ose katër poste zëvendësministrash. Këto vende atij i duhen për Partinë e Drejtësisë, e cila përmes një letre, i ka kërkuar gjysmën e posteve qeveritare. Ndërkohë, për Ministër të Zhvillimit Ekonomik, kandidat i AKR’së është Fadil Ismajli, aktualisht drejtor i KOSTT’it.

Behgjet Pacolli po pret kthimin e Hashim Thaçit nga Koreja e Jugut që të nisë bisedimet për ri-dizajnimin e Qeverisë së Kosovës.

Këto janë ndryshimet e para në Ekzekutiv, qysh kur dy liderët nënshkruan marrëveshje për bashkëqeverisje, dy vjet më parë.

ARKATANA

Në takimin e fundit është rënë dakord që Ministria e Zhvillimit Ekonomik t’i jepet Koalicionit për Kosovën e Re, por Pacolli duket se është i shtrënguar t’i kërkojë Thaçit edhe poste të tjera qeveritare.

Burime të Gazetës Express kanë thënë se Partia e Drejtësisë, e cila garoi në zgjedhjet e fundit me KKR’në, përmes një letre i ka kërkuar Kryetarit të AKR’së hise shtesë.

“Partia e Drejtësisë kërkon të paktën dy poste zëvendësministrash ose Ministrinë e Kulturës apo atë të diasporës”, ka thënë një zyrtar i AKR’së për Express në kushte anonimiteti.(xpress).

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.