Uji Dea

Shteti lejon dhunën në shkolla

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Mësimdhënësit frikësohen nga nxënësit. Niveli i pasigurisë në shkolla ka arritur deri aty sa edhe mësimdhënësit të dorëzohen përpara nxënësve problematikë.

Dhuna ndërmjet nxënësve po etiketohet me “hasmërinë”, e cila sipas profesorëve në shkolla nuk mund të përkufizohet vetëm me vrasjet, pasi janë të shumta rastet kur nxënësit shpëtojnë nga vdekja nga thika e shokut të klasës apo bashkëmoshatarët.

Mobi Casa

Madje, këto raste bashkë me rrahjet ndërmjet nxënësve po shihen si të zakonshme nëpër shkolla për dallim nga vrasjet. Dy javë më parë në shkollën e mesme “Aleksandër Xhuvani” në Podujevë dy nxënës të klasës së dhjetë janë qëlluar me thikë nga një bashkëmoshatar i tyre.

Memorandumi i mirëkuptimit të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) me Policinë e Kosovës ka dështuar. Shkollat nuk janë ambiente të siguruara për nxënësit…(zëri)