GRANDEMALL

Shteti i të “fortit”

/ 4 minuta lexim
Hidromorava

Nga Milaim Shefkiu – Një fjalë popullore thotë se “i forti t’rreh dhe t’ban me kënue”. Kjo metaforë po vërtetohet për çdo ditë në Kosovën transicionale, që nga paslufta deri në ditët e sotme. Me qenë i fuqishëm politikisht apo me pasur begruand lufte, mund të sfidosh edhe shtetin. Mund ta grushtosh deputetin, mund ta rrahësh policin, ia shan nënën hoxhës, i thyen xhamat e kishës,…. çka të duash bën.

Ose me qenë politikan me ndikim në tokën e bukës e nëntokën e mafisë, jo vetëm ai, por gjithë farefisi janë të fuqishëm. Pra qenka e vërtetë se në shpinë të ujkut, hanë edhe dhelprat.

Tre-katër ditë më parë, dy djemtë e deputetit të Kuvendit të Kosovës, shefit të PDK-së në Kuvend, Adem Grabovcit kanë grushtuar policin midis rruge, në hyrje të Fushë-Kosovës. E “këndshme” apo jo?. Sikurse gangsterët e Somalisë, apo Kamboxhës, e rrahin policin në mes të rrugës.

Pa prejudikuar sjelljen e policit, i cili u bë për spital, grushtimi i uniformës nuk mund të justifikohet. Kjo sepse sulmi ndaj policit është sulm ndaj shtetit, ndaj Kushtetues, gjakut të dëshmorëve, ndaj institucioneve mbi të cilat thirren gjithë politikanët, përfshirë edhe Ademin (Grabocvin). Madje ky i fundit, është njeriu që më së shumti, gjatë fjalimeve në Kuvend, e përdor sintagmën për sundim të ligjit, shtet ligjor dhe institucione demokratike.

Por, shteti ligjor dhe demokracia nuk ndërtohet mbi grushtet ndaj policëve. Kjo praktikë është logjika e të “fortit” që nuk respekton asgjë, as shtetin…Nuk e respekton shtetin e vet, sepse le të shkojë vetëm 60 kilometra prej Prishtinës, ku janë policët e Serbisë dhe le t’i bjerë grusht policit. Ose në Maqedoni, në Mal të Zi, ose edhe në Zvicër, ku ka jetuar Grabovci me familje, le ta grushtojë policin, e ta shohë se çka do t’i ndodhë më pas. Me siguri atje nuk i shitet forja “A e din i kujt jam…???”. Epilogu do të ishte shumë tragjik.

Uji Dea

Grabovci do të duhej t’u mbajë “ders” askujt tjetër por fëmijëve të tij, sikurse duhej t’u mbajnë “ders” të gjithë fytyrat publike, fëmijëve ose vëllezërve të tyre. Që, nëse e thyejnë ligjin, nuk i kap faji vetëm ata, por edhe prindërit e vëllezërit, subjektin ku shërbejnë, institucionin, por edhe shtetin e Kosovës. Guxim Grabovci është dashtë ta kuptojë se, hija e keqe nuk i bie vetëm atij, por ma shumë babit të tij.

Dikush do të thonte se çfarë faji ka Ademi që të bijtë e tij e kanë sulmuar policin kosovar?. Natyrisht që Ademi mund të jetë ndjerë keq, edhe nuk besoj që u ndje mirë, sidomos kur këtë e morën vesh krejt dynjaja. Por, pyetja tjetër është se pse vetëm fëmijët, vëllezërit, kushërinjtë e tezakët e “bosave” po i zë taksirati. Pse vetëm këta po kanë probleme me policinë, me gjykatësit, prokurorët. Sepse vetëm këta po e sfidojnë shtetin ashiqare.

Në luftën e UÇK-së nuk kanë qenë vetëm këta “bosat” e mëdhenj dhe këta politikanët që po reflektojnë pushtet me grushte . Në luftë kanë qenë edhe mijëra të tjerë që kanë luftuar madje edhe në strukturat guerilët në rajon, por nuk kanë probleme me shtetin. Ata e respektojnë policin edhe nëse ai është “kapadai” dhe lyp dajak nga të sillet. Por, uniforma e policit konvertohet në fuqi të shtetit të Kosovës.

Prandaj është e pandershme, e pamoralshme dhe e pafalshme që dikush ta përdhosë e sfidojë atë. Sikurse që është e pafalshme që personi që ka grushtuar policin të lëshohet nga gjykatësi i procedurës paraprake, në procedurë të rregullt. Ai ka sfiduar shtetin dhe është dashtë të dërgohet në burg të menjëhershëm, derisa t’i bëhet gjyqi. Kjo sepse për sulm ndaj zyrtarit mund të dënohesh nga gjashtë muaj deri në 5 vjet burgim.

Kryeministri Hashim Thaçi akuzoi hapur Bashkimin Evropian, se qëllimisht po e vonon integrimin e Kosovës për në BE. Por, kryeministri harroi se Bashkimi Evropian nuk është “Stacion i Autobusëve” me hy kush të dëshirojë, por është koncept vlerash demokratike që duhet të plotësohen dhe duhet të përmbushen nga të gjithë që duan integrim. E parimi themelor për pranim në BE është respektimi i ligji, i shtetit, i policit.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.