Mobi Casa

Shteti i padrejtësive

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Në Kosovë mungon sundimi i ligjit. Qytetarëve u shkelen të drejtat e garantuara me Kushtetutë

“Zhgënjimi është i madh, dëshpërimi është i madh. Procedurat zgjasin tepër, me dekada, dhe qytetarët më leverdi kanë t’i zgjidhin çështjet sipas kanunit, natyrisht ne nuk jemi për atë, sesa po e zëmë t’ia dërgojnë një rast gjykatës”, ka thënë Smaka

Krerët e shtetit në vazhdimësi bëjnë thirrje për të luftuar korrupsionin dhe dukuritë e tjera negative që ekzistojnë bashkë me të. Në tërësi fushëveprimtaria e sistemit të drejtësisë në Kosovë lë shumë për të dëshiruar. Pothuajse i tërë fjalori i liderëve është i mbushur me fuqizimin dhe rritjen e efikasitetit në gjykatat dhe prokuroritë, por në praktikë është vetë politika që ka kapur institucionet që duhet ta luftojnë korrupsionin dhe krimin e organizuar.

FIDANISHTJA

Qytetari i Kosovës e sheh mosefikasitetin e drejtësisë duke nisur që nga çështjet më private, siç është për shembull zvarritja e lëndëve nëpër gjykata, nganjëherë edhe me dekada. As Prokuroria e as gjykatat ende nuk e kanë treguar një pasqyrë të suksesshme që do të shpaloste punën e mirëfilltë të tyre. Ne jemi dëshmitarë që drejtësia e Kosovës për këta 16 vjet liri shënoi një numër të konsiderueshëm skandalesh, duke bërë që të bjerë edhe besimi i qytetarëve në të.

Në anën tjetër, përderisa pushtetarët flasin ditë e natë për anë- tarësim në Bashkimin Evropian, duhet të mos harrojnë që kjo më shumë se vullnet apo retorikë kërkon punë, vepra që do të prodhonin veprime efikase të drejtësisë në luftimin e së keqes dhe të paligjshmes…Të shëndetshëm dhe vital: 7 fshehtësi për të humbur peshë pa dietë./kosova sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.