Mendimi për motin: Mundësi që prilli e maji të kenë më shumë të reshura, temperaturat mbi mesatare

Sipas trendeve stinore, të llogaritura nga Shërbimi për Ndryshime Klimatike Copernicus, prilli e maji mbi rajon mund të japin të reshura më të shpesha, por jo temperatura ndoshta shumë të larta, megjithëse mbi mesatare.
Nga qershori priten temperatura paksa më të larta verore, e ndoshta dhe ndonjë valë nxehtësie, me të reshura më të pakta.
Në përgjithësi vera mund të jetë më e thatë në vend, me temperatura të larta, por me gjasë më përreth vlerave ekstreme verore që regjistrohen dhe jo ndoshta valë të stërzgjatura të të nxehtit.