KKVITI

Shteti i Kosovës t`i mbrojë të drejtat e shqiptarëve në Kosovën Lindore

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Shfrytëzojmë rastin që t`i bëjmë thirrje institucioneve relevante të Republikës së Kosovës që t’ i shtojnë përpjekjet e tyre për mbrojtjen e interesave të shqiptarëve gjithandej të mbetur jashtë kufijve administrativ të Kosovës dhe Shqipërisë, e në veçanti të Kosovës Lindore e cila ndodhet në gjendje të rendë thuhet në urimin e Vatrës.

Në emër të shoqatës “Vatra” i urojmë gjithë shqiptarëve kudo që gjenden, pesë vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, festë e cila paraqet realizimin e pjesshëm të ëndrrës sonë kombëtare e po ashtu ndërtimin e udhës sonë të gjatë e të mundimshme për liri.

Uji Dea

Së fundi edhe përfundimi i procesit të pavarësisë së mbikëqyrur në shtator të vitit 2012 ka treguar konkretisht përparimin e Kosovës prej kohës së shpalljes së pavarësisë së saj. “Prandaj shfrytëzojmë rastin që t`i bëjmë thirrje institucioneve relevante të Republikës së Kosovës që t’ i shtojnë përpjekjet e tyre për mbrojtjen e interesave të shqiptarëve gjithandej të mbetur jashtë kufijve administrativ të Kosovës dhe Shqipërisë, e në veçanti të Kosovës Lindore e cila ndodhet në gjendje të rendë” thuhet në urimin e shoqatës Vatra./rajonipress/