FITORJA

“Shteti hesht, qytetarët s’ndalen”, “Tarifat e reja, padrejtësi e re”, protestë kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Është mbajtur protestë kundër shtrenjtimit të rrymës për 15% ku shumë qytetarë iu bashkuan për të shprehur kundërshtimin ndaj propozimit të Zyres Regullatorit të Energjisë (ZRRE) për rritjen e çmimit të energjisë elektrike, raporton Ekonomia Online.

Grupi “KEDS t’i kthehet Kosovës” thekson se kjo protestë është kundër pasurimit të kompanisë private KEDS dhe si shprehje e zemërimit ndaj përkeqësimit të kushteve të jetesës për shumicën e qytetarëve.

Aktivisti Besnik Shabiu theksoi se protesta është një shprehje e zemërimit ndaj përkeqësimit të kushteve të jetesës dhe kërkoi pezullimin e vendimit për rritjen e çmimit të energjisë elektrike.

Ai shtoi se qytetarët, duke u mbledhur së bashku, do të vazhdojnë të protestojnë dhe të kërkojnë një diskutim të gjerë dhe një plan strategjik për të zgjidhur problemin.

Fundamenti

“Sot është një ditë e madhe për Republikën e Kosovës sot vërtetohet se qytetaria po e kalon testin e saj. Qytetarët janë mbledhur sot me të vërtetë ne po tregojmë së kur është interesi publik ne dimë të bëhemi bashkë ta ndrisim zërin të të mirën e përbashkët kërkesa e grupit është që asnjë cent më shumë nuk e meritojnë qytetarët e Republikës se Kosovës te shtrenjtohet energjia elektrike, pervec kësaj rritje jemi në dijeni edhe për një valë të re të shtrenjtimit të produkteve ushqimore. Në periudhën që ne po jetojmë duke pasur parasysh qe jemi populli më i varfër ne Evropë i cili është i zhytur në kredi dhe borxhe nuk e meriton nga asnjë institucion e as qeveri që të vështirësohet jeta. Kërkesa jonë është të pezullohet vendimi për shtrenjtimin e energjisë elektrike të hapet një diskutim i gjerë ku edhe ne bashkëpunojmë dhe të bëhet një plan i qartë me strategji. Deri ditën e premte ku do të merret vendimi nga ZRrE ne presim qe institucionet të heqin dorë nga ky vendim. Nëse jo ne do ta ngrisim zëri dhe të bëhemi mijëra për të protestuar”, ka thënë ai.

Organizatori tjetër, Ali Sefaj theksoi se protestuesit nuk do të tërhiqen nga kërkesat e tyre dhe bëri thirrje që ZRRE të mos miratojë rritjen e çmimit të energjisë elektrike.“Jemi mbledhur këtu për të treguar se nuk do të lejojmë që rryma të shtrenjtohet.

Ai thotë se nuk do të ketë tërheqje mbrapa nga kërkesat e protestuesve. Ju bëjmë thirrje atyre që janë në ZRRE që të mos marrin vendim për shtrenjtim të rrymës”, ka deklaruar Sefaj.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.