Eko Higjiena

Bajrami kundërshton Kurtin: Kosova s’ka bërë fare progres në luftën kundër korrupsionit

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti për keqinterpretim të raportit të ”Transparency International” rreth korrupsionit.

Bajrami ka thënë se Kosova nuk ka bërë fare progres në luftën kundër korrupsionit, teksa përmendi edhe nënshkrimin e mbi 2 mijë kontratave me negocim, shkruan Zeri.info.

Mobi Casa

“Ndërsa renditja në pozitën 73, sipas ‘Transparency International’, nuk tregon përmirësimin e Kosovës në luftën kundër korrupsionit. Renditja 73/180 tregon se ku qëndron Kosova në raport me 180 shtete të tjera që janë pjesë e kësaj matjeje, ku disa kanë regres, e disa kanë progres. Kjo do të thotë se, nëse të tjerët përkeqësohen dhe Kosova nuk ka asnjë përmirësim, renditja e saj përmirësohet. Shpesh ndodhë të renditesh më mirë, por jo pse ke bërë diçka, por sepse të tjerët kanë pasur regres dhe anasjelltas”, shkroi Bajrami në Facebook.

Deputetja e LDK-së u shpreh se qytetarët meritojnë ta dinë të vërtetën dhe sipas saj ajo po demaskon propogandën e Kurtit. /Zëri