Shtetasi nga Serbia arrestohet për kalim ilegal të kufirit

Gjilan – Është arrestuar i dyshuari shtetas i Serbisë pasi që dyshohet se me veturë me targa të huaja kishte kaluar kufirin ilegalisht nga Serbia për në Republikën e Kosovës.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa vetura është sekuestruar dhe dërguar në terminal doganor njoftoi policia e Kosovës./rajonipress/