FIDANISHTJA

Shtëpia e Vaçe Zelës do të shndërrohet në muze

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Këtë gjë e ka pohuar sot kryetari i Bashkisë së Lushnjës, Fatos Tushe. Shtëpia ku u lind dhe u rrit ikona e muzikës shqiptare, Vaçe Zela është shndërruar në një godinë të braktisur.

Lagjja ku ndodhet shtëpia e këngëtares Vaçe Zela në Lushnjë do të marrë emrin e saj dhe shtëpia ku këngëtarja u lind dhe u rrit do të bëhet muze. Këtë gjë e ka pohuar sot kryetari i Bashkisë së Lushnjës, Fatos Tushe.

United Hospital

Shtëpia ku u lind dhe u rrit ikona e muzikës shqiptare, Vaçe Zela është shndërruar në një godinë të braktisur. Banesa e vogël, jo vetëm që nuk është mirëmbajtur, por është lënë në harresë nga pronarët aktualë, të cilët e kanë blerë atë disa vite më parë. Ndërkohë, ndarja nga jeta e këngëtares së madhe Vaçe Zela ka shkaktuar hidhërim të madh tek familjarë dhe banorë të zonës ku ajo u rritë.

Madje, ata kujtojnë me nostalgji momentet kur Vaçja këndonte jo vetëm për kënaqësinë e spektatorëve në festivale, por këngën e saj e shijonin edhe pacientët e sëmurë, për shkak se banesa e saj ishte pranë spitalit të Lushnjës./KultPlus.com

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.