ARKATANA

Shtëpia e Kulturës në Viti pritet të bëhet me kulm të ri

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Viti – Së shpejti pritet të bëhet renovimi i kulmit të Shtëpisë së Kulturës “Gursel e Bajram Sylejmani” në Viti, kjo u bë me dije nga një takim që ka pasur kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe Drejtori për Kulturë, Rini dhe Sport, Milot Lala me përfaqësues të Komisionit Evropian të cilët kanë vizituar Vitinë.

Kryetari Haliti dhe Drejtori Lala kanë pritur sot në takim Gazmend Selimin dhe Behlul Zekën të Komisionit Evropian, gjatë këtij takimi është diskutuar rreth një projekti që do të financohet nga mjetet e Komisionit Evropian e më të cilën parashihet të bëhet renovimi i kulmit të Shtëpisë së Kulturës “Gursel e Bajram Sylejmani” në Viti.

Gjithashtu përfaqësuesit komunal bëjnë me dije se nga ky projekt do të bëhet edhe ndërrimi i xhamave në sallën ku zakonisht mbanë mbledhjet Kuvendit Komunal i Vitisë, por pritet të bëhet edhe ndërrimi i xhamave në bibliotekën e qytetit, të dy këto hapësira gjendën brenda shtëpisë së Kulturës.

Mobi Casa

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti tha se kjo komunë ju është mirënjohës Komisionit Evropian për projektet të cilat i ka realizuar në Viti dhe falënderoj këtë Komision që ka vendosur të vazhdoj të investoj me projekte konkrete në Viti.

Renovimin e kulmit të Shtëpisë së Kulturës, e ka mirëpritur edhe Drejtori Lala, i cili tha se me fal këtij projekti kjo shtëpi do të jetë më e përshtatshme për zhvillimin e aktiviteteve por edhe për shfrytëzim.

Përndryshe pritet që ky renovim të bëhet gjatë muajve prill dhe maj të këtij viti dhe i gjithë projekti do të financohet nga Komisioni Evropian./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.