FITORJA

Shtëpia e Bardhë, thirrje Kosovës dhe Serbisë të ulin tensionet

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Shtëpia e Bardhë njoftoi të premten se zëvendës këshilltari amerikan për siguri kombëtare, Jon Finer u ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që shtensionojnë situatën në veri.

Zyra e shtypit e Shtëpisë së Bardhë bën të ditur se në telefonatën e këshilltarit Finer të enjten me kryeministrin Albin Kurti dhe të premten me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq është shprehur shqetësimi i SHBA-së për situatën në veri.

Në njoftim thuhet se zëvendës këshilltari kryesor për Siguri Kombëtare, Jon Finer u bëri thirrje të gjitha palëve që të ndërmarrin hapa që synojnë de-përshkallëzimin e situatës.Ai ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që t’u mundësojë kryetarëve të sapozgjedhur të komunave që t’i kryejnë detyrat e tyre nga lokacionet alternative dhe të tërheqë forcat policore nga ndërtesat komunale.

Finer gjithashtu përshëndeti gatishmërinë e kryeministrit Kurti për të punuar për krijimin e kushteve për zgjedhje të reja.

FIDANISHTJA

Zyra e shtypit e Shtëpisë së Bardhë po ashtu ka njoftuar rreth telefonatës së Finerit me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Edhe në bisedën me Vuçiqin, Finer përsëriti qëndrimin se Shtetet e Bashkuara presin që të dyja palët të riangazhohen në dialogun e lehtësuar nga BE dhe shqetësimin për situatën në veri, duke i kërkuar të gjitha palëve që të ndërmarrin hapa që synojnë de-përshkallëzimin e situatës.

Ai i kërkoi Qeverisë së Serbisë që të tërheqë forcat e saj të armatosura të stacionuara afër kufirit dhe të ulë gjendjen e gatishmërisë, si dhe t’u bëjë thirrje protestuesve që të qëndrojnë paqësorë në veri të Kosovës./eo/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.