Fidanishtja

Shteg biçikletash ku nuk mund të hysh: rreziku i heshtur në rrugën Hamdi Kurteshi

Shteg biçikletash ku nuk mund të hysh: rreziku i heshtur në rrugën Hamdi Kurteshi

Gjilan – Punimet rreth projektit në rrugën “Hamdi Kurteshi” janë shoqëruar me ankesa nga qytetarët lidhur me trotuaret, mënyrën e realizimit, standardet e rrugës dhe cilësinë e punimeve. Së fundmi, një shqetësim i ri është ngritur rreth asaj se si është menduar të funksionojë në të vërtetë infrastruktura e re e çiklizmit nga këndvështrimi i vetë çiklistit.

Në rrethrrotullimin e sapondërtuar në rrugën “Hamdi Kurteshi” në Gjilan, një rresht i rregullt me ndarës të zinj gome është duke u montuar përgjatë skajit të jashtëm të trotuarit. Në letër, kjo duket si një hap i mirëpritur drejt planifikimit modern urban.

Megjithatë, në terren shfaqet një rrezik serioz. Nëse i afrohesh rrethrrotullimit me biçikletë nga rruga lidhëse, nuk ka asnjë vend ku mund të hysh realisht në këtë shteg. Blloqet shtrihen përgjatë skajit pa asnjë hapësirë hyrëse dhe pa tranzicion të lehtë për të orientuar çiklistët apo përdoruesit e trotinetëve.

Fidanishtja

Madje as punëtorët e angazhuar për vendosjen e ndarësve nuk ditën të jepnin një përgjigje të qartë kur u pyetën se si pritet të jenë kyçjet e shkyçjet, apo si ta përdorin këtë shirit çiklistët dhe drejtuesit e trotinetëve.

Kjo e lë çdo person mbi dy rrota përballë një zgjedhjeje aspak të lakmueshme. Ata mund të frenojnë para trafikut në lëvizje dhe të tentojnë të futen anash nëpër hapësirën e ngushtë mes dy blloqeve të gomës. Ose mund t’i injorojnë krejtësisht pengesat dhe të vozisin në mes të rrethrrotullimit me makinat mu prapa shpinës, gjë që çiklistët tashmë po detyrohen ta bëjnë.

Në praktikë, ndarësit po arrijnë të kundërtën e qëllimit për të cilin u vendosën. Në vend që t’i mbrojnë çiklistët, ata bllokojnë hapësirën anësore të rrugës, të cilën një çiklist ndryshe do ta përdorte për të qëndruar larg trafikut.

Duke qenë se ky shirit për çiklistë është ende duke u instaluar, nuk është e qartë se si çiklistët dhe drejtuesit e trotinetëve do të mund t’i kryejnë shkyçjet edhe në pjesët e tjera të këtij segmenti – në këtë rast hyrjen në rrugën “Marie Shllaku” apo realizimin e rrethrrotullimit për t’u kthyer sërish kah qyteti.

Problemi në rrugën “Hamdi Kurteshi” nuk është një rast i izoluar. Në Gjilan, pothuajse asnjë projekt komunal nuk i plotëson standardet elementare të sigurisë dhe as nuk i shpëton defekteve teknike.

Nga shënjimi, pengesat e vendosura pa logjikë dhe ngushtimi i trotuareve në dëm të këmbësorëve, te pusetat e niveluara keq që shndërrohen shpejt në gropa, pluhuri e deri te prishja e hershme e asfaltit dhe e elementeve përcjellëse si pasojë e punimeve të dobëta, këto janë bërë tashmë karakteristikat që përbëjnë imazhin e një qyteti urban të shëmtuar.

Një gjë është e sigurt – në vend të krijimit të një qyteti më të sigurt, komuna, e cila në letër është në shërbim të qytetarit, po krijon rreziqe të heshtura ndaj të cilave qytetarët mund të bien pre. Dhe, edhe më keq, qeverisjes lokale i mungon empatia dhe ndjenja e përgjegjësisë publike./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.